Panorama Sport (Albania)

Pa Ibrën s’ka festë, Milani ngec në shtëpi

Grip dhe shtylla, "Djalli" shtanget nga Kumbulla e Rrahmani

- përgatiti: REINOLD BAKALLI

Janari nisi me barazim e po ashtu nis edhe sh kurti për Milanin. Me barazimin ndaj Veronës kuqezinjtë humbin shansin për t'iu afruar zonës fisnike të renditjes pas ndalesave të Atalantës dhe Romës. Dje në "San Siro" përfundoi 1 me 1, me Çalhanoglu­në që iu përgjigj Faraonit. Kuqezinjtë u paraqitën pa Benaserin e skualifiku­ar dhe tre të griposurit Ibrahimovi­ç, Kjaer e Konti, teksa në tribunë me ta ishte edhe Kruniç për të njëjtën arsye. Verona pa sulmues i beson gjithçka grupit, me Kumbullën e Rrahmanin "truproja" të Silvestres.

ME DY FYTYRA -

Ndryshimet e shumta ndikuan te kuqezinjtë që e nisën takimin nën ritëm, teksa në minutën e 13-të u ndëshkuan nga Faraoni që iu përvodh pas shpine Hernandezi­t. Aksion manual që përfaqëson më së miri esencën e 34-2-1-shit të Veronës që bën presion në fushën e rivalit dhe ndëshkon sapo i jepet mundësia. Banda e Piolit pëson goditjen, lëkundet, por nuk rrëzohet dhe pas çerek ore trysni gjen golin me goditje dënimi. Siluri i Çalhanoglu­së devijohet nga muri verdheblu dhe përfundon në rrjetë. Milani fiton besim dhe Rebiç shndërrohe­t në makth për Rrahmanin me shokë, por shpërthime­t e kroatit nuk transformo­hen në asgjë konkrete. Vetë numri 18, por edhe Romanjoli e Bonaventur­a i afrohen golit që nuk vjen dhe pjesa e parë mbyllet në ekuilibër.

I KUQ DHE SHTYLLA -

Reagimi kuqezi kishte ardhur që në pjesën e parë, ndaj edhe pritshmëri­të për të dytën ishin të larta. Përgjigjja e vendësve është e vakët dhe këtë e dëshmojnë dy shtyllat që godet Verona në dhjetë minuta, me Pesinën e Zakanjin që i fusin të dridhurat "Djallit". Pa asnjë sulmues në stol, Pioli mundohet të zgjidhë diçka me Paketanë që merr vendin e Bonaventur­ës, por braziliani gjen shumë rrallë lëvizjen e duhur. Rastin e artë e ka Kalabria, i cili brenda zonës godet në mënyrën më të dobët të mundshme. Amrabat lë të tijtë me një lojtar më pak, por reagimi vjen vetëm me një goditje të Leaos që provon pa sukses nga distanca. Milani tenton duke hedhur në fushë edhe blerjen e re Selemekers (më ofensiv se Kalabria), por belgu nuk është njeriu që mund t'i kërkohet të bëjë diferencën. Hernandez shteron energjitë e fundit, por, përveç shumë emocioneve, Mi

lani nuk dhuron më asgjë. Në kohë shtesë debuton edhe Daniel Maldini, ekzaktësis­ht 3899 ditë pas i ati bënte të njëjtën gjë ndaj Udinezes. Ky ishte lajmi i fundit i pasdites kuqezi me Milanin që frenon, teksa dinastia e Maldinëve çel një tjetër kapitull.

 ??  ?? Kumbulla ndërhyn ndaj Kastijehos duke i mohuar golin e fitores Milanit
Kumbulla ndërhyn ndaj Kastijehos duke i mohuar golin e fitores Milanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania