Panorama Sport (Albania)

Thumb Milanit: E kanë zakon të ndryshojnë sulmuesit

-

Kristof Piontek u largua nga Milani, teksa vendosi të vazhdonte karrierën te gjermanët e Hertës, të cilët investuan 28 milionë euro për shërbimet e tij. Polaku ishte afrimi më i shtrenjtë gjatë merkatos së janarit për një klub gjerman, duke lënë pas edhe një fenomen si Haland. Në gjysmën e parë të sezonit 24-vjeçari nuk tregoi një formë fort të mirë këtë sezon dhe për këtë arsye, drejtuesit vendosën ta largojnë, teksa në vendin e tij tashmë është Ibrahimovi­ç. Aventura e Piontekut te Milani zgjati vetëm një vit, kur sulmuesi u transferua në janar të vitit të kaluar nga Xhenoa. Menjëherë pas largimit nga Milani, Piontek nuk i ka kursyer thumbat në drejtim të kuqezinjve, teksa në një intervistë të dhënë për mediat gjermane u shpreh: "Unë u shita pas afrimit të Ibrës te Milani? Nuk e di sa ndikoi afrimi i Zlatanit, por këto janë gjëra që ndodhin shumë shpesh te Milani. Ndryshimi i sulmuesve çdo vit është një zakon i tyre". Deklaratë që me siguri nuk ka kaluar pa u vënë re në klubin kuqezi, por që askush nuk ka preferuar t'i komentojë. Ajo e Piontekut mund të cilësohet si një çështje e mbyllur, nga e cila klubi italian do të përfitojë vetëm një milion euro si plusvalenc­ë në bilanc. Polaku, me sa duket, është i lumtur për aventurën e re, nga e cila ka shumë pritshmëri, siç e dëshmon edhe vijimi i fjalës së tij. "Në Berlin më kanë pritur shumë mirë dhe jam i lumtur. Tifozët më shohin në qytet dhe fillojnë të këndojnë 'Piontek, Pum, Pum'. Pritshmëri­të për mua janë shumë të larta", përfundoi deklaratën e tij numri 7 i Hertës së Berlinit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania