Panorama Sport (Albania)

Berisha, shuplakë nga Strakosha dhe nga mediat italiane

Lacio shkatërron SPAL-in në derbin "shqiptar"

-

Pas ndalesës në derbi dhe humbjes në Kupën e Italisë, Lacio rikthehet te fitorja dhe e bën në mënyrën më të bukur. Dje në "Olpimco" priti SPAL-in, diskutimet me të cilën i mbylli që në pjesën e parë, me katër gola nga ana e Imobiles dhe Kaisedos (dy secili). Në të dytën gjeti rrugën e rrjetës edhe i riu Adenkanie, teksa miqtë golin e nderit e shënuan me Misirolin, i cili e mërziti më shumë Tomas Strakoshën sesa Inzagin në stol. Falë fitores së djeshme, Lacio mund t'i bëjë presion Juventusit në mesjavë duke fituar me Veronën në ndeshjen e prapambetu­r që këto dy ekipe duhet të rikuperojn­ë. STRAKOSHA - Ajo e djeshmja ishte edhe një sfidë mes dy portierëve të Kombëtares shqiptare. Etrit Berisha i bënte vizitë Thomas Strakoshës, me këtë të fundit që, përveç duelit në fushë, fitoi edhe atë në notat e mediave të ndryshme italiane. Për gardianin lacial, "Eurosport" vendoste notën 6, nën motivimin: "Nuk i duhet të punojë shumë. Në golin e Misirolit nuk ka asnjë faj, teksa ku nuk arrin ai, e ndihmon shtylla". vlerësim i njëjtë edhe nga italiania tjetër "tuttomerca­toweb", e cila justifikon­te notën e shqiptarit: "Spektator pa pagesë për 90 minuta. Nuk ndal dot gjuajtjen e Misirolit, por as mund të fajësohet".

BERISHA - Etriti shpesh e ka shpëtuar SPAL-in me pritjet e tij, por ndaj një bomberi si Imobile apo edhe vetë Kaisedo mund të bënte fare pak. Për pasojë pesë golat e pësuar i vlejnë për një vlerësim të ulët. "Eurosport" e vlerësonte shqiptarin me notën 5, duke motivuar vlerësimin: "Nëse mbrojtja fut ujë, as

Berisha nuk duket në ditën më të mirë. Imobile i shndërrohe­t në makth, teksa edhe në golin e pestë ekziston bindja se mund të bënte diçka më tepër". Metër identik edhe për italianen tjetër "tuttomerca­toweb", e cila gjithashtu e vlerësoi Berishën me notën 5, por me një

ndryshim: "Pa faj në 4 prej pesë golave që pësoi, por tek ai i 3-0 ndikoi shumë dhe për keq. Duhet t'i kishin thënë se nuk është mbrojtës dhe se një si Imobile nuk duhet përballuar tek për tek, aq më tepër kur je portier. Guxim i rrezikshëm për portierin e SPAL-it".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania