Panorama Sport (Albania)

Pioli: Duhej fitorja, na mungoi Ibra dhe dy... pikë

"Mëkat barazimi, mund t'i afroheshim Championsi­t"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Mund të ishin tri pikë, por edhe zero. Stefano Pioli e sheh gotën gjysmëplot pas ndeshjes me Veronën, një rival që ndau barazimin dje me kuqezinjtë në "San Siro". Tekniku 54-vjeçar i Milani bën vlerësimet e rastit pas një ndeshjeje, të cilën e përballoi me shumë mungesa.

Ndeshja - "Përballëm një rival që në sulmoi vazhdimish­t. Mund të kishim gjetur më shumë hapësira në korsitë anësore, teksa kur ishim me një lojtar më tepër, nuk patëm kthjelltës­inë e duhur për të qenë më të rrezikshëm. Vuajtëm shumë, por krijuam edhe raste goli, ndaj nuk kam për çfarë t'i qortoj djemtë".

Ibrahimovi­ç - "Problemi muskulor e shqetësont­e që në fillim të javës, por ndaj Veronës nuk luajti prej gripit. Kemi fituar edhe pa të në fushë, por sot (dje) na mungoi. Uroj ta kem në stërvitje të martën".

Skuadra - "Po luajmë me shpirtin e duhur dhe bujaria e shfaqur në fushë po bën dallimin. Janë këto veçori mbi të cilat duhet të ndërtojmë themelet për të ardhmen tonë. Na presin ndeshje të

rëndësishm­e ndaj shpresoj që të rikuperoj ndonjë lojtar gjatë javës".

Derbi - "Fakti që barazuam me Veronën nuk na i pakëson motivimet për derbin. Në ndeshje të tilla ai vjen natyrshëm, aq më tepër që ajo kundër Interit është një

sfidë që e kemi me shumë merak. Duam të ruajmë ecurinë pozitive, e uroj të bëjmë më mirë të dielën."

Renditja - Jemi 7 pikë larg vendit të katërt, por pengu më i madh është fakti që mund të ishin 5. Nuk ishte një ndeshje normale sepse patëm

shumë mungesa, por mund të kishim qenë më konkretë sepse rastet për të fituar nuk na munguan.

Sulmuesit - "Rivalët na mbuluan një për një dhe i thashë Antes të hapej në krah. Disa herë e bëri e të tjera jo. Shpërthime­t e tij na duhen

ndaj uroj që të vazhdojë kështu. Leaos nga ana tjetër nuk mund t'i kërkoj të rrijë pa lëvizur pasi karakteris­tikat e tij janë të tjera. Zonën e mbushëm si duhet, por na mungoi rasti vendimtar".

Debutuesit - "Maldini ka talent dhe cilësi. E hodha në fushë duke i thënë që të ruante pozicionin e duke shpresuar t'i qëllonte topi i duhur. E kam parë më shumë nëpër video sesa në fushë, por Selemekers­i është mesfushor krahu, por e futa në vend të Kalabrias për të na dhënë superiorit numeril.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania