Panorama Sport (Albania)

Simfonia e nëntë, CR7 blindon kreun e Juves

Dy penallti dhe De Ligt ndaj Fiores, por sa polemika

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Goli i 50-të bardhezi i Kristiano Ronal dos largon frikën e mbetur në mendje në mbrëmjen e "San Paolo"-s. Juventusi me sforcot minimale mund një Fiorentinë dinjitoze dhe rinis rrugën që ndërpreu në Napoli. I mjaftoi shumë pak: dy penallti të Kristiano Ronaldos dhe një gol i De Ligtit në fundin e ndeshjes. Tani duhet të azhornojmë statistika­t e alienit Ronaldo, i cili në një vit e gjysmë ka arritur të shënojë 50 gola me fanellën bardhezi. Por përveç rezultatit 3-0, "Zonja e Vjetër" nuk ka gjë tjetër entuziaste, ndërsa skuadra e Iakinit konfirmon se ka baza të forta për të ndërtuar fazën e dytë të kampionati­t. Me këtë fitore, ekipi i Juventusit është i pari që arrin 1600 suksese në kampionati­n italian duke u konfirmuar si peshë e rëndë e Serisë A.

PJESA E PARË

Pas një nisjeje të zbehtë, në minutën e 23-të, Kieza, i vëzhguari special i "Zonjës" kërkon të bëjë mrekullinë. Një devijim me takë mund të ishte supergol, por Shezni është i përgatitur dhe bën mrekullinë për ta ndalur. Nga ky moment, Fiore nis të trembë Juventusin me disa raste: Goditje e rrezikshme e Lirolës, krosim i rrezikshëm i Gezal. Fiore tregoi se kishte ardhur në Torino për ta luajtur këtë ndeshje, pavarësish­t mungesave në mbrojtje dhe mungesës së talentit Kastrovili. Juventusi sarrist në fakt i jep një dorë Fiorentinë­s, sepse Duglas Kosta i inspiruar nuk ndiqet nga shokët e skuadrës. Dhe në momentin më të vështirë, "Zonja" reagon duke fituar penallti. Goditja e fortë e Pjaniçit nga jashtë zone gjen duart e Pecelës. VAR konfirmon penalltinë dhe kjo është si një dhuratë para kohe për 35-vjetorin e Ronaldos. Por goli i shënuar nga portugezi nuk e fshin vështirësi­në e Juves në pjesën e parë.

Pjesa e dytë

Nuk është se në pjesën e dytë bardhezinj­të rriten shumë, por rritin ritmin dhe nga ana tjetër Fiorentina duket më pak e organizuar. Në këtë mënyrë, trajnerët kërkojnë pak "karburant" nga stoli. Vlahoviç rrit forcën sulmuese të "vjollcëve". Në shtëpinë e Juventusit Sarri vazhdon të ndryshojë stafetën e HD-së. Këtë herë është Dibala që futet në fushë dhe Higuain ulet në stol. Paulo merr rolin e sulmuesit kryesor, por Juventusi në fakt priste më shumë

nga kjo lëvizje. Tifozët bardhezinj duhet të kënaqen sërish me një tjetër penallti të shndërruar në gol nga Ronaldo, këtë herë për një faull të Çekerinit kundër Bentankuri­t. Arbitri ka nevojë për VARin për të marrë vendimin, por kjo penallti shkaktoi shumë

polemika pas ndeshjes. Për ta mbyllur në mënyrë perfekte drekën mendoi Matajs De Ligt. Biondi holandez shënon golin e tretë, plotësisht i merituar për performanc­ën e tij personale. Juventusi është një skuadër fituese, por ende në kërkim të vetvetes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania