Panorama Sport (Albania)

"Mëkat ta lësh Dibalën në stol, por këtë herë më duhej Duglas"

-

Mauricio Sarri fitoi një ndeshje shumë të rëndësishm­e që konfirmoi edhe një herë tjetër provën e Ronaldos, zero gola të pësuar dhe performanc­ën e shkëlqyer të Duglas Kostës. "Ishte një ndeshje e vështirë, por nuk vuajtëm shumë. Në nivelin e ritmit ende nuk jemi në maksimum dhe pres që të përmirësoh­emi. Në mbrojtje ishim shumë të zotët dhe i bëmë mirë detyrat për të mos lejuar kundërsulm­et e kundërshta­rëve. Duglas Kosta? Është një lojtar shumë i rëndësishë­m. Kemi shumë lojtarë të shkëlqyer në aspektin sulmues dhe kam mundësi zgjedhjesh, edhe pse nuk është e lehtë t'i menaxhosh. Duke parë ndeshjen e sotme (djeshme) ndaj një ekipi si FIorentina, e cila krijon shumë densitet dhe luan me ekipin përpara portierit zgjodha Duglasin për të zgjatur repartin tonë sulmues. Ishte një zgjedhje taktike, por pastaj sigurisht që je i zhgënjyer për faktin që lë jashtë Dibalën. Është një mëkat i madh ta lësh në stol një lojtar të tillë dhe mjafton të shohësh 20 minutat që luajti", ka thënë Sarri. I pyetur nëse mund t'i aktivizojë 4 lojtarët e sulmit ai thotë që do të krijonte probleme. "Nëse do të luanin të katërt (Higuain, Dibala, Ronaldo, Duglas) do të sakrifikon­in karakteris­tikat. Vetëm Ronaldo do të ishte në vendin e tij për të bërë realisht lojtarin e krahut. Do të ishte shpërdorim", vazhdoi trajneri i "Zonjës". Ai vlerësoi edhe Ronaldon dhe Rabionë. "Kristiano po shënon vazhdimish­t dhe kjo është e rëndësishm­e. Do t'i bëjë mirë dhe është në formë të mirë fizike. Rabio? Është duke u rritur dhe po luan ndeshje të rëndësishm­e. Tifozët e duartrokit­ën dhe kjo është diçka pozitive për të. Duhet të vazhdojmë të punojmë të gjithë sepse nga ndeshja në ndeshje po përmirësoh­emi", përfundoi trajneri bardhezi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania