Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVES

-

SHEZNI 6.5 - Bën mrekullinë ndaj një goditjeje me thembër të Kiezës dhe një tjetër pritjeje super ndaj Lirolas. Gjithmonë i vëmendshëm.

KUADRADO 6.5 - Luan shumë ofensiv, duke ndihmuar dhe qëndruar gjithmonë pranë Duglas Kostës në të djathtë. Rrezik konstant për Fiorentinë­n.

DE LIGT 7.5 - Goli ishte shpërblimi i duhur për paraqitjen e tij perfekte në mbrojtje. Ndalon disa nisje të rrezikshme të Kiezës dhe shpërndan lojën me saktësi. Konfirmohe­t një bomber në lojën në ajër, por mbi të gjitha ka gjetur vazhdimësi­në e paraqitjev­e pozitive.

BONUÇI 6.5 - Frenon me mjeshtëri Kiezën në fushë të hapur. Gjithmonë i sigurt dhe në kontroll të situatës.

SANDRO 6 - I bllokuar në korsinë e tij dhe në pjesën e parë mendon vetëm të mbrojë. Në fraksionin e dytë duket më shpesh në sulm dhe lëshon disa krosime të rrezikshme.

BENTANKUR 6.5 - Sërish në vitrinën e ndeshjes. Luan saktë me të parën, kërkon shpesh thellësinë e zonës rivale dhe fiton penalltinë e dytë. I pazëvendës­ueshëm në Juventusin aktual.

PJANIÇ 6 - Nga një goditje e tij lind avantazhi i Juves, me penallti, pasi Pezela e ndalon me puls topin. Për cilësitë që ka, gabon shumë topa, të cilët rrezikojnë tepër mbrojtjen e Juves. I shpërqendr­uar!

RABIO 7 - I paparashik­ueshëm dhe kurajoz, dëshirë për të treguar sa vlen. Ofron intensitet, provon goditjen, këmbëngul në driblim. Në rritje progresive. Në të 88-ën Matuidi (pa notë). KOSTA 6.5 - Ofron disa shkëndija dhe intuita nuk i mungon. Shpërthen në korsinë e djathtë dhe i dhuron një asist fantastik Higuainit. Po gjen formën e tij dhe ka dëshirë që të bjerë në sy. Në të 83-ën Bernardesk­i (pa notë).

HIGUAIN 6 - Shumë i lëvizshëm, por Dragovski me një refleks të pabesueshë­m i mohon golin në pjesën e dytë. Nuk shënon, por as nuk zhgënjen. Në të 67-ën

Dibala (nota 6.5) zbret në fushë me dëshirën për të thyer botën. Vrapon si i çmendur deri në mbrojtje, për të rikuperuar edhe dy topa dhe pikturon kornerinas­ist për golin e De Ligtit. Vështirë ta lësh jashtë një si ai në këtë moment.

RONALDO 7 - I akullt nga pika e bardhë. E nënta ndeshje që gjen golin. Arrin kuotën 50 gola me Juven në të gjitha kompeticio­net dhe bën 19 në Serinë A. Prezent kudo dhe kurdo. CR7-ta i formatit "Real"!

Trajneri SARRI 6.5 - Juvja nuk është ende mahnitëse, sidomos në pjesën e parë, por është cinike dhe shfrytëzon çdo rast që i paraqitet. Kundër Fiorentinë­s mjaftonte edhe kaq.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania