Panorama Sport (Albania)

Komiso shfryn vrer: Arbitrat, favore të fëlliqura Juves

Replikon çeku: Komiso t'i fusë një çaj, duam respekt

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Dhe të mendosh se është një tifoz i Ju ventusit, por fakti që bleu Fiorentinë­n e detyroi që të hiqte dorë nga "feja" e tij bardhezi, aq sa pasi zbarkoi në Firence, gjëja e parë që bëri ishte ajo e të shpalosuri­t shallin vjollcë në të cilin shkruhej "Juve m...". Gjithsesi, shpërthimi i djeshëm, pas humbjes 3-0 të skuadrës së tij në Torino, tonet e numrit një të klubit nga Firencja ishin të rënda. "Jam thellësish­t i neveritur. Unë mendoj se një skuadër që paguan 350 milionë rroga në sezon nuk ka nevojë për arbitrat. Juvja është shumë e fortë, prandaj lëreni që t'i fitojë ndeshjet në fushë, jo sepse arbitrat u bëjnë dhurata atyre. Futbolli italian transmetoh­et në çdo cep të globit, prandaj mos lejoni më që të shihen këto fëlliqësir­a në fushë. Ndeshjet në Itali vendosen nga arbitrat dhe nuk mund të ecet më përpara në këtë mënyrë. Kundër Xhenoas na mohuan një penallti, me Interin gjithashtu na mohuan një penallti tjetër, ndërsa me Juven na akorduan dy penallti kundër. Ndoshta, penalltia e parë ishte e saktë, por e dyta absolutish­t jo. Nëse penalltia është e qartë, nuk ka nevojë që të shihet në

VAR, por gjatë rrugës që arbitri bëri deri te monitori e ndryshoi vendimin rrugës. Pikërisht kjo ndodhi, jam i sigurt. Por tani mjaft më", vazhdon Komiso me irritimin e tij.

NEDVED PËRGJIGJET -

Gjithsesi, reagimi i Pavel Nedvedit nuk mund të mungonte dhe ishte po aq i ashpër, një ironi pikante ndaj miliarderi­t italo-amerikan. "Tani jemi lodhur me këto deklarata, meritojmë respekt. Mjaft kërkuat alibi, sa herë që luani kundër Juventusit. Asnjë s'e pranon humbjen ndaj nesh. Ne fitojmë me meritë dhe vetëm në fushë. Prandaj, mjaft folëm për arbitrat dhe gjëra të tjera. Madje, të gjithë tani e në vazhdim duhet të bëjnë kujdes me fjalët që lëshojnë, sidomos nga ato të

Komisos, pasi kështu rrezikojmë që të largojmë njerëzit nga stadiumet. Ne fituam me meritë me Fiorentinë­n, prandaj përpara se Komiso vendos të përdorë të tilla fraza kaq të forta, bën mirë që të pijë një çaj përpara dhe të qetësohet... Ne jemi të lumtur për këto tri pikë dhe ndaj Fiorentinë­s ishte fitoja e Sarrit, pasi po përdor çdo lojtar që kemi dhe nga Kosta, te Rabio e të tjerët po tregojnë një rritje të rëndësishm­e për vazhdimin e sezonit", u shpreh Nedved. Por, pasi kishte mësuar për thumbin e ardhur nga zëvendëspr­esidenti bardhezi, Roko Komiso nuk ngurroi që t'i përgjigjej numrit dy të klubit juventin. "Nedved tha që t'i fus një çaj? Më mirë ta pijë ai... Nedved ta mbyllë gojën dhe të mos flasë asnjë germë për mua. Unë nuk flas për Nedvedin, por nëse do të kem diçka për të folur, do t'ia them presidenti­t të tij, askujt tjetër", deklaroi presidenti vjollcë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania