Panorama Sport (Albania)

De Ligt: E doja golin e parë në shtëpi, fitore e madhe

Mbrojtësi holandez lë vulën kundër Fiorentinë­s: Kam nisur të flas italisht, kjo më ndihmon

-

Matajs De Ligt vazhdon të fshijë shumë prej akuzave dhe kritikave që e shoqëruan në fillim të sezonit, pas transferim­it te Juventusi. Dhe përveç paraqitjev­e fantastike të 20vjeçarit të paguar 85.5 milionë euro (nga këto 10.5 milionë i shkuan menaxherit Mino Raiola si komision), tashmë qendërmbro­jtësi po flet edhe me gola, duke qenë se dje erdhi i pari në shtëpi dhe i dyti sezonal, pas atij në derbin kundër Torinos. "Ishte shumë bukur që të shënoja përpara tifozërisë sime, pas atij në derbi. Jam i lumtur edhe për paraqitjet e mia së fundmi, ndonëse jam i ndërgjegjs­hëm se mund të përmirësoh­em. Gjithsesi, realizimi dhe fitorja e arritur ndaj një rivaleje historike si Fiorentina nuk mund të kishte qenë më e bukur për mua dhe për të gjithë tifozët tanë. Besoj se kjo ishte përgjigjja e duhur që duhej të jepnim pas humbjes së shëmtuar kundër Napolit dhe jemi të gjithë të kënaqur. Ndoshta është e vërtetë që në pjesën e parë vuajtëm disi më shumë, pasi Fiorentina ishte mjaft kompakte në mbrojtje, por në fraksionin e dytë të lojës ata u lodhën dhe ne zbritëm në fushë me agresivite­tin e duhur, për të mbyllur çështjen e tri pikëve, shprehet De Ligt, i cili tregoi edhe një italishte shumë të mirë, përpara gazetarëve. - Po, çdo ditë që kalon nis ta flas më mirë dhe më lirshëm italishten. Për mua nuk ka qenë e lehtë, duke qenë se gjuha juaj është shumë e ndryshme nga imja, por fakti që edhe pasditeve apo gjatë kohës së lirë flas italisht me shokët e mi, kjo po më ndihmon shumë, pasi në këtë mënyrë mund të kuptohem më mirë me trajnerin, por sidomos me shokët e skuadrës, në stërvitje dhe gjatë ndeshjeve", përfundoi juventini.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania