Panorama Sport (Albania)

NOTAT E INTERIT

-

PADELI 6,5 - Hera e parë në Serinë A me fanellën e Interit. Paraqitje e besueshme e zëvendësit të Handanoviç­it, që rrezikon shumë pak herë kuadratin.

SHKRINIAR 5,5 - Zbret në fushë me shiritin e kapitenit. Vuan disi formën e Semës, në fund "përgjumet" dhe humbet një top të hidhur.

DE VRAJ 7 - Eleganca dhe rregulli i zakonshëm, dylufton vazhdimish­t me Okakën, pavarësish­t diferencav­e fizike duke larguar gjithçka kalon në zonën e tij.

BASTONI 6,5 - Për gjysmën e ndeshjes ai së bashku me Barelën organizojn­ë lojën. Për t'u sinjalizua­r, ndër të tjera, dy raste të pastra për gol të Udinezes të shpëtuara.

MOZES 5,5 - Mirë në fazën e sulmit, dobët në mbrojtje. Bie në rendiment me kalimin e minutave, edhe për shkak të një forme ende jo optimale (nga 83’ D'ambrozio, pa notë). VESINO 6 - Një nga më të rrezikshmi­t në pjesën e parë me shkëputjet dhe inkursione­t në zonën bardhezi. I çmuar në fazën mbrojtëse, i shkon edhe pranë golit.

BARELA 6 - Një hap prapa krahasuar me sfidën kundër Fiorentinë­s në rolin e "regjisorit": xhiron me ngathtësi topin dhe humbet disa herë nga sytë De Paulin.

ERIKSEN 5 - I nevojitet me siguri kohë për të fituar besim me Serinë A e mbi të gjitha me manovrat e Kontes. Për pjesën më të madhe të kohës ecën në fushë si "fantazmë" (nga 58’ Brozoviç 6,5 Nga kjo minutë Interi ndërron marsh: kroati është perfekt në diktimin e kohëve dhe manovrës).

JANG 6,5 - Në hije krahasuar me ndeshjet e fundit, pavarësish­t se shpëton rrjetën në vijën fatale te tentativa e Larsenit. Megjithatë, një nga më të mirët.

LUKAKU 7,5 - Zhbllokon rezultatin në një moment delikat. "I akullt" nga pika e bardhë. Merr sërish mbi shpatulla skuadrën dhe e rikthen -3 nga Juventusi.

ESPOZITO 5 - Jep edhe shpirtin në fushë, por nuk mjafton. Shpërdoron dy gola që rrezikonin të peshonin shumë në fatet e ndeshjes (nga 58’ Sançez 7 Konte i beson atij për të kthyer sfidën në favor. Kiliani ia shpërblen duke garantuar dinamizëm dhe shpejtësi. Fiton edhe penalltinë. Një "tjetër" Sançez). Trajneri Antonio KONTE 7 - Këtë herë lexon në mënyrë perfekte ndeshjen dhe me zëvendësim­et ndryshon gjithçka. Tri pikë thelbësore një javë nga derbi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania