Panorama Sport (Albania)

Frakturë në gisht për Handanoviç­in, zikaltrit të gjymtuar përpara Milanit

-

Shqetësime të reja për Interin e Antonio Kontes. Samir Handanoviç, portieri dhe kapiteni zikaltër, u nis ditën e djeshme me skuadrën në Udine, por ishte i padisponue­shëm për shkak të një problemi në gisht. Dëmtim jo i vogël, që rrezikon ta nxjerrë jashtë loje jo vetëm për sfidën kundër Udinezes, por edhe për derbin.

REZERVA - Sipas raportimit të mediave italiane, sllovenit mund t'i nevojitet një pauzë prej disa javësh për t'u riaftësuar nga problemi në gisht. Në vend të Handanoviç­it mes shtyllave qëndroi Daniele Padeli, tek Interi prej tri vitesh, por ende pa asnjë paraqitje në Serinë A deri në mbrëmjen e djeshme. Pasi ka llogaritur mungesën e Lautaro Martinezit, i skualifiku­ar për dy javë, Konte rrezikon të humbasë edhe sigurinë "Handanoviç" për supersfidë­n kundër Milanit. Një problem më shumë që mund t'i heqë siguritë prapavijës dhe t'i ndërlikojë më shumë planet trajnerit zikaltër për të qëndruar në hapat e Juventusit. Hera e fundit që Handanoviç kishte munguar në një ndeshje ishte 28 maji i vitit 2017 (Inter-Udineze 5-2) dhe tani do jetë radha e Padelit të mbrojë portën interiste. EMERGJENCA VAZHDON - Një situatë shumë delikate. Që kur është tek Interi, Padeli kishte koleksionu­ar vetëm dy paraqitje, të dyja në fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë: Inter-Pordenone, që përfundoi 5-4 për zikaltrit pas goditjes së penalltive (në qershorin e 2017-ës) dhe Inter-Benevento 6-2 të 13 janarit 2019. Për Padelin, pra, bëhet fjalë për debutimin në Serinë A për ngjyrat interiste (ndërsa e fundit në tërësi daton 28 gusht 2016, kur mbante veshur fanellën e Torinos). Megjithatë, emergjenca e portierëve në ambientet e Interit nuk përfundon këtu: përtej Handanoviç­it të dëmtuar, Konte nuk do të ketë në dispozicio­n as Tomazo Bernin, i skualifiku­ar edhe ai në sfidën kundër Kaljarit, si Lautaro Martinez, pasi u ndëshkua me karton të kuq nga stoli. Këtu shtohet edhe Alesandro Bastoni, i sanksionua­r dje me karton të verdhë. Situatë që i ka detyruar zikaltrit të shohin nga skuadra U-19. Për transfertë­n në Friuli, në fakt, u grumbullua edhe Filip Stankoviç, djali i Dejanit, ish-mesfushori­t dhe heroit të "tripletës" në 2010-ën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania