Panorama Sport (Albania)

“Mposhti” Shevën, Lukaku: Do bëj diferencën edhe në derbi

Ka shënuar 12 gola në 11 transferta: Me Juven e Lacion, sfidë e bukur për titullin

-

Ishte protagonis­ti absolut i fitores së Interit kundër Udinezes, por Romelu Lukaku nuk është vetëm goleadori i skuadrës zikaltër, por edhe njeriu që tremb më shumë Milanin, në pritje të derbit të fundjavës. Madje, këtë ndeshje madhështor­e ai e pret duke kaluar mbi hijen e Andrij Shevçenkos, ish-bomberit madhështor të kuqezinjve. Ukrainasi, deri përpara startit të ndeshjes së djeshme, mundte belgun për faktin se ishte i vetmi që kishte shënuar 11 gola në 10 transferta­t e para italiane (Lukaku numëronte 10 gola deri dje). Por me dopietën e djeshme, numri 9 i Interit ka kaluar në kuotën e 12 golave në 11 transferta të para (16 gola në Serinë A dhe 20 në total këtë sezon), diçka që nuk kishte arritur ta bënte askush më parë dhe për këtë arsye e pret edhe më euforik derbin me Milanin. "Pas fitores me Fiorentinë­n në Kupën e Italisë, ishte normale që vetëbesimi te ne të rritej, pas 3 barazimeve radhazi në kampionat dhe suksesi me Udinezen ishte konfirmimi i tij, - shprehet për "Sky Sport" Lukaku. - E dinim që kjo transfertë nuk do të ishte aspak e lehtë për ne, por fakti që edhe pse rrezikuam shumë, arritëm që të ruanim përqendrim­in, tregon se momenti negativ është lënë pas. Bëmë një pjesë të dytë shumë të bukur, duke shënuar gjithashtu dy gola, të cilët janë mjaft të rëndësishë­m për vazhdimin e sezonit tonë, por aq më tepër në pritje të derbit me Milanin. Sfida me Juven dhe Lacion vazhdon? Është një duel shumë i bukur në distancë dhe fakti që distancat mbeten të paprekura na motivon edhe më shumë, na mban të karikuar, por pjesa më e vështirë e sezonit duhet ende të vijë. Kjo nis që nga java e ardhshme, pasi e dimë se sa i vështirë,

por edhe i rëndësishë­m është derbi. Milani gjithashtu e ka nisur shumë fort vitin 2020, prandaj shpresojmë që ta kalojmë pozitivish­t këtë ndeshje. Interi është gati? Unë jam gati, por edhe Interi është gati për të fituar përballë Milanit. Madje, pas dopietës me Udinezen jam gati që të bëj diferencën edhe në 'San Siro'", u shpreh Lukaku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania