Panorama Sport (Albania)

Nejmar "zverdhet" për një finte, shan arbitrin

-

Mund të ishte një festë e bukur e golit, përveçse treguesi i radhës i superiorit­etit, së paku teknik, karakteris­tikë falë së cilës klubi i emirit të Katarit dominon kampionati­n francez. Megjithatë, fitorja 5-0 e PSGsë kundër Montpeljes­ë, e luajtur të shtunën, ka kaluar në plan të dytë. Dhe në pritje të 1/ 8-ave të Ligës së Kampioneve, këtë vit më thelbësore se në të kaluarën, në ambientet e parisienëv­e u kanë kërcyer nervat thuajse të gjithëve. Mbapesë që nuk e pëlqeu zëvendësim­in, Nejmarit që nuk e kuptoi ndëshkimin me karton të verdhë pasi pësoi faulle të ndryshme dhe pati edhe një polemikë me arbitrin, vetë trajnerit Tomas Tuhel dhe vëllait të Edinson Kavanit që shpjegoi se ëndrra e sulmuesit është të luajë me Atletikon e Madridit. Pa harruar që Mauro Ikardi nuk shënon prej gjashtë ndeshjesh.

PROTESTA - Që mbrëmja ishte e tendosur u kuptua që në pushim kur Nejmar hyri me vrull në dhomat e zhveshjes. Këtë herë Tuhel nuk ka të bëjë. Braziliani e kishte me arbitrin që e ndëshkoi me karton të verdhë pak më përpara për protesta, pavarësish­t faulleve të shumta të pësuar gjatë pjesës së parë: në fund do të numërohesh­in 9, një rekord sezonal. Arsyeja e sanksionim­it? Një… driblim akrobatik. Ndoshta disi e tepruar, por në këtë rast sulmuesi duket sikur ka të drejtë. Nejmar nisi të bërtiste, duke e ditur që po filmohej nga telekamera­t. Ndërkohë që po kalonte në tunelet e stadiumit, "O'Ney" vazhdon të mos jetë i qetë dhe i drejtohet edhe gjyqtarit të katërt, në gjuhën portugeze. Që këtu versionet e dialogut ndryshojnë për shkak të audios jo shumë të qartë. "Unë luaj futboll dhe ai më ndëshkon", ulëriti Nejmar. Arbitri i kërkoi të flasë në frëngjisht, ndërsa lojtari i përgjigjet: "Frëngjisht­en fute në b…".

SHKËNDIJA - Megjithatë, ishte Ikardi ai që, në mënyrë të pavullnets­hme, ndezi "shkëndijën". Kur u aktivizua në 69-ën, Mbape nuk e fshehu gjithë zhgënjimin. Sjellje e shëmtuar kundrejt kolegut, por më keq bëri Tuhel që tentoi në disa mënyra ta qetësonte. Gjithçka duke ditur që imazhet do të bënin xhiron e botës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania