Panorama Sport (Albania)

Konte: Me këtë skuadër jam gati për Milanin

"Zëvendësim­et e duhura në momentin e duhur, tani e kemi luksin"

- Përgatiti: LEDIO NASE

Interi fiton ndeshjen e parë në Serinë A për vitin 2020. Dhe Antonio Konte mban ritmin e Juventusit dhe Lacios. "Është normale të hasësh vështirësi këtu në Udine, ku arrijnë të mbyllen shumë mirë në mbrojtje për t'u nisur më pas në kundërsulm. Afrimi i më shumë cilësive në skuadër shërben pikërisht për të zhbllokuar këto situata. Fitorja ishte e merituar, edhe pse e ndërlikuar. Nuk më pëlqeu vetëm se si u tërhoqëm në fund". Zëvendësim­et (Brozoviç dhe Sançez), këtë herë, kanë rezultuar vendimtare: "Një skuadër si Interi duhet të ketë një stol të mbushur me cilësi. Ndërsa ne në fushë nga minuta e parë kishim një djalosh 20vjeçar, Bastonin, dhe një 17vjeçar, Espoziton. Punojmë edhe për të ardhmen, por impakti i Brozoviçit dhe Aleksisit ishte i shkëlqyer dhe në momentin e duhur. Pavarësish­t vështirësi­ve, mund të them me bindje që nga merkatoja kam marrë përgjigjet e duhura: përtej emergjenca­ve, kam një skuadër të kompletuar, me nga dy lojtarë për çdo pozicion. Tani ndihem gati për derbin".

ERIKSEN -

Ishte edhe mbrëmja e debutimit në Serinë A e blerjes së re Eriksen. "U detyrova ta aktivizoja që nga fillimi, duke konsiderua­r mungesat e Sensit, Galjardini­t dhe Borha Valeros. Për një lojtar të afruar në skuadër prej vetëm 5 ditësh, megjithatë, mund të them se zhvilloi një paraqitje pozitive. Jam i lumtur për të, edhe pse normalisht duhet të gjejë ritmin e pjesës tjetër të skuadrës. Detyrat që i kam dhënë? Do të preferoja të mos i tregoja (qesh). Normalisht, mund të përmirësoh­et dhe të luajë me më shumë intensitet".

LUKAKU -

Zgjidhësi i problemeve të Interit dhe

Kontes ka qenë edhe një herë Romelu Lukaku, i cili dje kundër Udinezes realizoi dopietën e tij të pestë në Serinë A dhe s'duhet harruar që është vetëm sezoni i parë i belgut në Itali. "Ka cilësi të rëndësishm­e, sot (dje) nuk zhvilloi ndeshjen e tij më të mirë, pavarësish­t faktit që realizoi dopietë. Megjithatë, për ne është vendimtar dhe jam i lumtur që këmbëngula që të transferoh­ej".

ÇËSHTJA E NUMRIT NJË

- Në fund, një koment për portën, reparti i vetëm që nuk ishte përfshirë, deri tani, në emergjencë­n e dëmtimeve. "Handanoviç pati një problem, shpresoj ta rikuperoj për derbin. Jam megjithatë i lumtur nga prova e Padelit, që i dha një siguri të madhe skuadrës".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania