Panorama Sport (Albania)

Lëv bën prapaktheu: Mund ta rikthej Mylerin

"Tomas, Boateng e Humels i kanë dyert e hapura në kombëtare"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Në mars 2019, tra jneri i kombëtares së Gjermanisë informoi publikun se tre lojtarë, të cilët kishin dhënë një kontribut shumë të rëndësishë­m në skuadrën e tij, Tomas Myler, Mats Humels dhe Zherom Boateng, nuk do t'i grumbullon­te më. Joakim Lëv dhe Federata Gjermane e Futbollit morën shumë kritika të ashpra për përjashtim­in e trios bavareze, ende në një moshë që mund të jepte akoma për përfaqësue­sen. Shumë e komentuan atë vizitë më 5 mars 2019 në qendrën stërvitore të Bajernit për t'ua komunikuar vendimin zhgënjyes, si një kamerdare shpëtimi për vetë Lëvin, i cili vinte pas një Botërori të dështuar në "Rusi 2018" dhe duhet të bënte patjetër "koka turku" për të shpëtuar stolin e tij. Një vit pas atij vendimi, duket se 60-vjeçari (sot feston përvjetori­n e rëndësishë­m) ka bërë prapaktheu dhe i lë sulmuesit, mbrojtësit të Bajernit dhe mbrojtësit të Borusias së Dortmundit një derë të hapur për t'i thërritur në Europianin e kësaj vere. "Mats Humels dhe Tomas Myler, ashtu si Zherom Boateng, janë futbollist­ë me cilësi të jashtëzako­nshme dhe me meritë të madhe në kombëtaren gjermane", komentoi Jogi gjatë një interviste për "Bild am Sonntag". I pyetur në mënyrë më të detajuar për shanset e tyre për të marrë pjesë në turneun e kësaj vere, Lëv zbuloi më shumë nga planet e tij: "Në futboll gjithçka është e mundur dhe ne kemi përjetuar shumë gjëra të tilla. Ata e dinë se çfarë mund të bëjnë, të regjistroj­në paraqitje të mira". Megjithatë, ftesa e tyre për të riveshur fanellën e "Pancerave" nuk është e gjitha në dorën e futbollist­ëve, sepse

trajneri i kombëtares këmbëngul se do t'i qëndrojë besnik planit të tij për të rindërtuar skuadrën me të rinjtë. Ata duhet të jenë në gjendje për të fituar eksperienc­ë. Kjo është e vetmja mënyrë për të pasur një potencial për të qenë superfuqi botërore, ashtu siç ndodhi

në "Brazil 2014", ashtu siç ndodhi atëherë me Mylerin, Boatengun dhe Humelsin. Por, nëse do të ketë një prishje të planeve të tij me ndonjë lojtar të ri që mund të jetë i dëmtuar ose dikush do të vijë me mungesë forme në fund të sezonit, atëherë Lëv do t'i

kthehet gardës së tij të vjetër. Për Tomas Mylerin, i cili po gëzon një formë fantastike që kur në stolin e klubit është ulur Hansi Flik, përflitet një ftesë në kombëtaren olimpike në Tokio, gjithnjë nëse nuk do të realizojë ëndrrën e tij dhe të shkojë në Europian.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania