Panorama Sport (Albania)

Myler: Sherri Boateng-Gorecka, të motivuar prej një dreke falas

-

Tomas Myler komentoi për "Sky" pas fitores ndaj Maincit sherrin mes Zherom Boatengut dhe Leon Goreckës gjatë javës në seancën stërvitore, ku mbrojtësi u konfrontua fizikisht me shokun e skuadrës. Pavarësish­t se ata sqaruan pak çaste pas incidentit se nuk ishte asgjë serioze mes tyre, edhe pas triumfit 3-1 ndaj Maincit, tema më interesin më të madh për gazetarët ishte pikërisht ajo që ndodhi gjatë javës në "Säbener Strasse" dhe sulmuesi zbulon diçka më shumë: "Trajneri erdhi me një ide të veçantë dhe ku ne do të organizoni­m një turne, madje kishim edhe gjyqtar ekstra, të jashtëm. Kishte katër ekipe dhe në fund fitohej një çmim për skuadrën fituese: një kupon për çdo futbollist të ekipit fitues për një vakt në një restorant me të vërtetë të mirë. Motivimi ishte i lartë. Në ndeshjen e kthimit të finales kishte një situatë që i nxehu pak gjakrat prej një vendimi të arbitrit nga ndeshja e parë. I pamë fotot dhe reagimi ishte gjithashtu njerëzor nga të dyja drejtimet, por unë besoj se Zherom dhe Leon e kanë kuptuar dhe zgjidhur gjithçka mes tyre". Megjithatë, Myler thotë se kjo nuk është hera e parë që kemi parë incidente të tilla te Bajerni: "Sigurisht që nuk duam të shohim gjëra të tilla, por mendoj se diçka e tillë ka ndodhur në të gjitha skuadrat e mëdha, me Lotar Mateusin dhe Lizarazunë, me Finkun dhe Kufurin dhe ndonjë tjetër që nuk më kujtohet". Edhe Gorecka u ndal të fliste për incidentin, por tha se dreka e famshme në restorant nuk kishte lidhje me motivimin e tij: "Reagova shpejtë në 'Instagram', sepse mendoj se 20 sekonda pas asaj situate na erdhi të dyve turp. Ne e kaluam gjithçka që në fushë, por ajo nuk duhet të ndodhë, edhe pse nuk ishte diçka e madhe në fakt".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania