Panorama Sport (Albania)

"Modesti" Erling: Nuk habitem për golat e mi, do të sjell titullin

-

Nuk është nga ata futbollist­ë që i ka shumë qejf mikrofonat, madje kur ishte në Norvegji, por edhe në Austri thoshin se për të dalja përpara gazetarëve është një tip alergjie, pasi ai kërkon që ta fitojë vëmendjen me atë që tregon në fushë dhe sigurisht që ky sezon aktual është pa dyshim i tiji. Gjithsesi, fakti që tashmë është transferua­r në një klub më të madh, si Borusia e Dortmundit, Erling Haland është edhe i detyruar që të dalë përpara medias, por ndryshe nga çfarë pritej, kush mendonte se do të gjente përballë një djalosh naiv dhe të turpshëm, merr si përgjigje të kundërtën, një "përbindësh modest".

Erling, jeni edhe ju i habitur nga impakti juaj?

Për të qenë i sinqertë, absolutish­t jo. Nuk jam aspak i habitur nga vetja, sepse unë kështu kam shënuar gjithmonë. Gjithsesi, ajo që nuk prisja është se do të shënoja 7 gola në vetëm 3 prezenca jo të plota, por për cilësitë që kam e njoh veten. E rëndësishm­e është që të dëfrehem në fushë dhe ky është mendimi i vetëm që më kalon në kokë.

Po çfarë ju habit, pra, duke parë këto tri dalje tuajat të parat në Bundesligë?

E vetmja gjë që më ka habitur ka qenë stadiumi ynë. Të luash përpara 81 mijë personave ishte diçka që nuk e kisha provuar më parë dhe kjo është e vetmja gjë që më ka bërë përshtypje. Dhe ndoshta pikërisht për këtë arsye edhe festimet e mia janë më shpërthyes­e pas golave, sepse më përpara nuk i kisha ndier 81 mijë tifozë euforikë për mua.

Jeni i lumtur që keni zgjedhur Dortmundin, duke parë ofertat e shumta për ju?

Sigurisht që po dhe madje mund të them se po jetoj momentin më të bukur të karrierës. 7 gola 3 ndeshje dhe realizova një dopietë në ndeshjen time të parë si titullar në stadiumin tonë. Por, mos u kënaqni me kaq, sepse jam i sigurt se mund të bëj edhe më shumë. Çfarë mund të bëni më shumë sesa 7 gola në 135 minuta lojë? Të vazhdoj të shënoj me vazhdimësi dhe duke parë edhe lojërat që kemi ofruar së fundmi në fushë, të fitojmë titullin kampion te Dortmundi. Tashmë jemi rikthyer në garë dhe unë jam i bindur se mund ta ndihmoj skuadrën time që të sjellim sivjet sërish titullin te Borusia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania