Panorama Sport (Albania)

Murinjo mposht Guardiolën dhe sheh vendin e katërt

Portugezi -4 pikë nga Çelsi, Liverpuli mbetet +22 nga Pepi

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Mançester Siti dhuron, Toten hemi fiton, Liverpuli falënderon. "Spërsat" mundin 2-0 kampionët e Guardiolës, Murinjo feston suksesin e gjashtë në përballjet direkte kundër Pepit, "Reds"-at e mbyllin javën me 22 pikë avantazh nga vendi i dytë i "Qytetarëve" që tashmë janë një hap larg lamtumirës së titullit dhe Premier feston një tjetër yll që vjen nga jashtë ishullit 48 orë pas Brexit. Sulmuesi holandez, Stiven Bergvajn, 22 vjeç, i transferua­r nga PSV më 29 janar deri në vitin 2025, u prezantua në mënyrën më të mirë të mundshme: lojtari i 250të i Premier Ligës që shënon në debutim dhe holandezi i 13të që e bën këtë. Nisje e shkëlqyer e ndeshjes, mes më të mirëve të skuadrës londineze, e detyruar në pjesën e parë që të mbrohet dhe menjëherë pas kartonit të dytë të verdhë të Zinçenkos në 60', numri 23 i "Spërsave" kontrolloi topin me kraharor dhe goditi me një shpejtësi rrufeje drejt portës së Edersonit. Delir në fushë, Bergvajn është heroi i ri i tifozëve dhe zgjidh një ndeshje që u dominua për një kohë të gjatë nga Siti. Son kompletoi veprën, duke dyfishuar në minutën e 71-të dhe shtangu Edersonin edhe falë një devijimi të topit nga Fernandinj­o. Klop ka ngritur një dolli, ndërsa Murinjo ka bërë dy llogari: Totenhemi i pesti, katër pikë larg Çelsit dhe me një përballje direkte në "Stamford Bridge" më 22 shkurt.

Guardiola do t'i analizojë gjatë arsyet e kësaj humbjeje, por nëse godet shtyllën me Agueron në 27' dhe shpërdoron shansin e penalltisë që VAR akordoi me shumë vonesë për pengimin e Oriesë ndaj Agueros (faulli në 36', sinjalizim­i në 39' që ndërkohë pa protestat e Guardiolës tek arbitri dhe qeshjen ironike të Murinjos), me goditjen tokazi të Gyndoanit pritur nga Loris dhe shpëtimin me portën e boshatisur nga Sançez pas goditjes së Agueros (49'), nuk ke më alibi. Totenhemi shënoi me goditjen e parë dhe me të dytën dyfishoi. Në shtesë, kërkuan t'ia vështirëso­nin jetën vetes, duke i shkuar afër autogolit me Uinks dhe pastaj rrezikuan shumë me një devijim në traversë të Sançezit, por ishte e shkruar që Siti të mos shënonte kurrë. Futbolli është i tillë dhe ndonjëherë nuk mund të bësh asgjë.

GABIMET E SITIT

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania