Panorama Sport (Albania)

“A e shijova? Pepin e dua më shumë sesa e imagjinoni ju”

-

Ajo buzëqeshje ironike në minutën e 39-të, 3 minuta pasi Orie kishte penguar Agueron në zonë dhe arbitri Din kishte bërë me shenjë se preku topin, pastaj ironia ndaj VAR-it me gjestin e syzeve për kartonin e kuq të munguar ndaj Sterlingut në 12', e bën më emocionale suksesin e Mout, i cili mendonte se gjykimi do ta pengonte ekipin e tij për të marrë maksimumin ndaj Sitit. "Me disa barazime nga rivalët tanë në të njëjtën zonë të klasifikim­it, ishte shumë e rëndësishm­e për të marrë 3 pikët. E kemi ende një sy te vendi i katërt. Ishte një ndeshje ku dihej cilësia e kundërshta­rit. Ti do të fitosh, por nuk mund të humbasësh. Jam i kënaqur për djemtë. Vetëm Kevin Frend (në VAR) mund ta shpjegojë pse nuk ishte një karton i kuq faulli i Sterlingut ndaj Dele Alit. Ai ka një shans për ta riparë. Ai vendim do ta kishte ndryshuar ndeshjen. Ndoshta nuk do të kishte qenë një ndeshje kaq e pëlqyeshme me një skuadër me një lojtar më shumë për një orë, por mendoj se ishte karton i kuq i pastër. Penalltia e pritur ishte vullneti i

Zotit, sepse nuk ishte penallti", tha trajneri i Totenhemit që komentoi edhe ndeshjen e parë të Bergvajn: "Është mënyra më e mirë për të ardhur në një klub. Ne nuk po i bënim presion. Ai është shumë inteligjen­t dhe modest. Të shënosh kundër kampionëve, në debutimin në shtëpi dhe jo një gol normal, nuk mund

të kishte më mirë për të", shtoi portugezi, i cili pyetjes se si ndihej që mundi rivalin e tij të vjetër i përgjigjet: "Është një kënaqësi të marrësh 3 pikët në një ndeshje shumë të vështirë. Por, unë kam ndjenja më pozitive për Pepin sesa ju mund ta imagjinoni. Kemi punuar së bashku për tri vite".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania