Panorama Sport (Albania)

Trajneri Resuli vlerëson ekipin: Përballuam peshën e favoritit

Shqipëria u kualifikua në Raundin Elitë

-

Kombëtarja shqiptare e futbollit të sallës ka dhuruar një paraqitje fantastike duke marrë një kualifikim mjaft të bukur për në raundin e dytë të eliminator­eve të vlefshme për Kampionati­n Europian "Holandë 2022". Shqipëria u rendit e para në Grupin D, me 6 pikë, ku regjistroi dy fitore me rezultatin 4-1 ndaj San Marinos dhe Bullgarisë, ndërsa humbi takimin ndaj Andorrës 1-0. Pas suksesit ndaj bullgarëve, trajneri i kuqezinjve, Erind Resuli, u shfaq shumë i lumtur për arritjen e skuadrës dhe theksoi se niveli është rritur, ndërsa ekipi ka ditur të reagojë mjaft mirë edhe në takimet ku tashmë konsideroh­et si favorit. Ja si u shpreh Resuli për emisionin "Zona Gol", pas triumfit ndaj Bullgarisë: "Ky sport ka ardhur në rritje me vitet. Ne jemi kualifikua­r edhe më parë, por ky kualifikim ishte pak specifik, sepse ne ishim kokë grupi dhe përgjegjës­ia

ishte shumë e madhe. Ndeshja e fundit ishte e fortë, pasi Bullgaria ishte edhe vendi organizato­r. Në vitet e fundit ne kemi pësuar një rritje në rangun botëror. Duke u rritur në renditje, rrjedhimis­ht detyrat i kemi pasur edhe më të vështira. Në ndeshjen e dytë me Andorrën na

ndodhi diçka që vetëm futbolli mund ta prodhojë. Kishim gati 25-26 raste për gol, por nuk arritëm të fitonim. Gjithsesi, jam i kënaqur. Dua të përgëzoj gjithë stafin, skuadrën, por edhe federatën që na ka qëndruar afër kudo, në kualifikim­e, udhëtime. Mua më pëlqeu që ishim kokë grupi dhe këtë vit formati i UEFAs është i ndryshëm nga i pari ku do të ketë përplasje direkte me ekipet. Ne do të japim maksimumin dhe do të kërkojmë arrijmë në finalet e Holandës. I gjithë grupi dhe stafi po punojmë me pasion", deklaroi Resuli pas përfundimi­t të ndeshjeve në

Grupin D, aty ku Shqipëria mori një kualifikim të bukur e të merituar. Kujtojmë se raundi elitë për herë të parë do të zhvillohet me sistem vajtje-ardhje, ku 32 ekipe do të ndahen në 8 grupe dhe sfidat do të luhen në shkurt, prill dhe shtator të vitit të ardhshëm. 8 fitueset e grupeve dhe 6 vendet e dyta më të mira do t'i bashkohen Holandës në fazën finale. Ndërsa dy vendet e dyta më të dobëta do të zhvillojnë ndeshje "play-off" me njëra-tjetrën për të përfituar biletën e fundit që të dërgon në Kampionati­n Europian "Holandë 2022".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania