Panorama Sport (Albania)

Barleti në finale, thyen sërish Partizanin

Më 1 mars do të luajnë për trofeun, do të sfidojnë Tiranën

- ABDULLA DUSHKU

Pas Tiranës, është skuadra e Barletit ajo që pret biletën për në finalen e Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra. Skuadra universita­re, ashtu sikurse në takimin e parë, arriti të fitojë përsëri ndaj Partizanit me rezultatin 3-2 në një takim spektakola­r të zhvilluar pasditen e djeshme në sallën sportive "Feti Borova". Skuadra e Artan Pogonit u tregua më e saktë pas një takimi me shumë rivalitet që zgjati rreth 2 orë e 15 minuta. Nga ana tjetër, Partizani ndonëse tentoi me të gjitha forcat për të bërë përmbysjen, nuk ia doli për të marrë kualifikim­in e shumëdëshi­ruar.

NDESHJA

Takimi filloi me pikë dhe me luftë të fortë sportive nga të dyja kampet, por Barleti luan më mirë dhe ia del ta fitojë bindshëm setin e parë në shifrat 25-17. Në setin e dytë janë përsëri vajzat e Pogonit, që diktojnë në lojë dhe marrin avantazhin e dyfishtë të seteve teksa triumfojnë 25-22. Por Partizani nuk ka ndërmend të dorëzohet lehtë dhe bën gjithçka për të përmbysur. Kampionet e Shqipërisë organizohe­n mirë dhe të mbështetur­a te lojtarja e lirë, Fagu, si dhe te kapitenia Çezarina Xheka arrijnë të barazojnë shifrat e seteve pasi kanë mbyllur dy setet e

radhës 20-25 dhe 21-25. Kështu ndeshja bëhet dramatike, ku Partizanit i nevojitet fitimi i setit të pestë, për ta dërguar takimin më pas në set final. Të kuqet e Ilir Thanasit e nisin bukur dhe kryesojnë me rezultatin 8-5 në ndërrimin

e fushave. Por vetëm kaq, pasi më tej universita­ret reagojnë dhe duken më të vendosura. Pas disa barazimeve, në fund me pikë shtesë ka triumfuar Barleti me rezultatin 16-14. Kështu Artan Pogoni pas një ecurie me ulje-ngritje në pjesën e

parë të sezonit, arrin që ta inkuadrojë më së miri ekipin dhe tashmë do të ketë mundësinë të luftojë për trofeun e parë të sezonit. Kujtojmë se finalja mes Tiranës dhe Barletit do të zhvillohet më 1 mars në sallën "Feti Borova".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania