Panorama Sport (Albania)

Zidan ringjall Realin, tani Europa po dridhet

-

Ekipet e mëdha të futbollit spanjoll, Reali dhe Barcelona kanë pasur një stereotip prej disa dekadash. Nëse Reali ka qenë historikis­ht skuadra e futbollist­ëve (mbahet mend epoka e Di Stefanos, Pushkashit dhe Gentos, epoka e “Galaktikëv­e” dhe pastaj ajo e Kristianos), Barcelona ka qenë gjithmonë ekipi që stilin e vendos trajneri: Herrera, Krojf, Rajkard, Guardiola. Në vitet e fundit duket sikur ka ndryshuar kjo tendencë, sepse ky është Reali i Zinedin Zidanit dhe Barcelona është e Lionel Mesit. Trajneri francez fitoi 3 Champions radhazi, bëri dopietë trofesh 59 vite më vonë. E ka shndërruar Realin në skuadrën e tij dhe vendimet që ka marrë kanë ndikuar në rezultatet pozitive. Francezi u rikthye të rrëmbente sërish skenën me fitoren në derbi. Reali i Madridit është një nga skuadrat më solide në Europë bashkë me Liverpulin. Europa ka nisur të dridhet.

DY ZËVENDËSIM­E- Zidan nuk ka zëvendësua­r kurrë futbollist­ë në pjesën e parë, pavarësish­t se do të donte ta bënte kundër Atletikos. E konfirmoi vetë që në 45 minutat e para të derbit ekipi vuajti për fajin e tij, por nuk donte që të largonte Iskon apo Krosin. E bëri këtë sapo filloi pjesa e dytë dhe fitoi ndeshjen. Doni një kuriozitet tjetër? Nuk e bëri zëvendësim­in e tretë... Ekipi i pëlqeu ashtu siç ishte.

VALVERDE- Mesfushori uruguaian është lajmi kryesor i këtij sezoni. Trajneri Zidan vendosi t’i besonte pasi nuk transferoi dot Pogbanë dhe ja ku erdhi përgjigjja e duhur nga Dederiko. Ka qenë titullar në 18 ndeshje dhe skuadra nuk humbi asnjë. Ekipi

ka arritur 12 fitore dhe 6 barazime. Kur ai është në fushë, bilanci është 42 gola në favor dhe 6 kundër. Kur ai mungon, bilanci është 22 gola në favor dhe 17 kundër.

BIND LOJTARËT- Zinedin Zidan është një menaxhues i zoti i grupit të lojtarëve. Bindi Rafael Varanin që të qëndronte te Reali pavarësish­t se ai kërkoi largimin në merkaton e verës. Te Reali nuk ka polemika edhe pse një lojtar i rëndësishë­m qëndron jashtë listës. Bejl këtë herë ishte i rikuperuar plotësisht, por Zizu nuk e grumbulloi. Rodrigo këtë herë qëndroi jashtë për arsye taktike. Vinicius më parë ka qenë jashtë, por të gjithë janë aty për një qëllim: të ndihmojnë Realin që të fitojë La Ligën dhe Champions-in.

TONI KROS- Mesfushori gjerman Toni Kros është kthyer sërish një lojtar i rëndësishë­m për ekipin madrilen. Ndodh që në një ndeshje të jetë dobët si ajo në derbin e Madridit, por ka furnizuar skuadrën me asiste pa fund. Zidan nuk mund të bëjë pa të.

SKEMAT- Një tjetër pikë e fortë e Realit është ndryshimi i shpeshtë i skemave dhe i futbollist­ëve. Zizu nuk ka një formacion fiks. Baza e tij është 43-3, por ajo konvertohe­t në 45-1, 4-3-2-1, në varësi të futbollist­ëve që ka në skuadër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania