Panorama Sport (Albania)

NOTAT MILAN

-

DONARUMA 7 - Shpëton ekipin në disa raste e ku nuk arrijnë duart e tij, e ndihmon shtylla. KALABRIA 5,5 - Gabon shpesh në mbulim e arnon si mundet gabimet e veta. Në sulm duket shpesh, por e shoqëron pasaktësia (Nga 78' Selemekers - Dhjetë minuta janë shumë pak për ta gjykuar. Emocionet karakteriz­ojnë debutimin që mund të kishte qenë më pozitiv me një shënjestër më të mirë). MUZAKIO 6 - Nuk ka një rival direkt e vështirësi­të i ndan si duhet me repartin. ROMANJOLI 6 - Kapiteni vuan mungesën e Kjaerit dhe shpejtësin­ë e veronezëve. HERNANDEZ 5,5 - Kartoni i verdhë i kushtëzon paraqitjen, pjesën tjetër të punës e bën Verona që e limiton më së miri. KASTIJEHO 6 - Frymë dhe agresivite­t konstant. Më shumë ofensiv në pjesën e parë dhe më i ekuilibrua­r në të dytën (Nga 93' Maldini - pa notë, paraqitja i vlen debutimin me fanellën kuqezi). ÇALHANOGLU 6,5 - I duhet të bëjë regjisorin dhe tregon se di të përshtatet mes nevojave. Goli është shpërblim i volumit të madh të lojës. KESI 5,5 - Shumë vështirësi në mes që pasqyrohen në pak kthjelltës­i me topin ndër këmbë. BONAVENTUR­A 6 - Mundohet t'i mbajë të lidhur repartet e të shkundë shokët. Fiton faullin nga ku vjen goli i barazimit (Nga 64' Paketa 5.5 - 33 minuta për të larguar depresioni­n. Gërsheton gjëra të bukura me të tjera më pak të vlefshme). REBIÇ 6 - Konfirmon momentin pozitiv, por një shans i artë në pjesën e parë meriton shfrytëzim më të mirë. LEAO 5 - Duhet ende të rritet, sidomos në zgjidhjet e situatave. Jetim pa Ibrën. Trajneri PIOLI 6 - Bën maksimumin me një ekip të gjymtuar dhe pa alternativ­a në stol. Pika e djeshme vlen një injeksion besimi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania