Panorama Sport (Albania)

Përmbysje Përmbysje për titull, titull, Tirana Tirana ëndërron me me Ngo Ngo dhe dhe Torasa

Ngo dhe Torasa çmontojnë “bunkerin” e durrsakëve

- OLSI AVDIAJ

Tirana në “qiellin e sh tatë” pas fitores me Teutën. Në takimin me të vërtetën bardheblut­ë nuk gabojnë, duke mundur me përmbysje 2-1 Teutën. E bukura e djeshme ishte fakti se bardheblut­ë çajnë bunkerin durrsak që nuk e mundnin prej vitesh në shtëpi, duke iu ngjitur Kukësit në tabelën e klasifikim­it. Heronjtë janë Ngo e Torasa, ndërsa Frashëri e Çyrbja katranosin një takim, të cilin Teuta po e kryesonte deri në minutën e 27-të të lojës. Presioni i madh, por edhe forca e Tiranës, bënë që Teuta të ulë kokën dhe të pranojë dominimin e 24 herë kampionëve të vendit që janë skuadra më në formë e Kategorisë Superiore.

NDESHJA – Takimi nis me surpriza. Egbo lë jashtë Hoxhallari­n, ndërsa Martini Arapin, ama Tirana tregon forcën që në minutën e parë me Ngonë që merr përpara të gjithë durrsakët, pason te Kale që edhe pse sheh Kobinën e Torasën bosh, nuk e çon dot topin te ata. Miqtë reagojnë në minutën e 8-të. Bajramaj nuk jep një faull në mesfushë për Bathën, topin e merr Gomesh që me forcë afrohet në zonë, godet, por vetëm gjuajtje nga këndi. Në minutën e 12-të, Bajramaj fal Teutën, sepse nuk sheh një pengim të Kobinasë në zonë. Një minutë më vonë, vjen goli i durrsakëve. Todorovski merr krahun e djathtë, kroson në qendër dhe Lorenco Vila me kokë nga shtylla e dytë e ka të thjeshtë që me kokë ta çojë topin në rrjetë. Shkundet Tirana që nis ofensivën. Ngo është i papërmbajt­shëm nga Hoxha, çan në qendër, pason te Torasa që del para Frashërit, godet menjëherë, por topi kalon mbi traun e portës. Gjithsesi, dhurata vjen në minutën e 27-të. Frashëri godet keq sferën, duke i dhuruar topin Kalesë, ky i fundit pason te Ngoja që me portën bosh godet lehtë. Topi shkon në shtyllë, kthehet dhe anglezi me të dytën çon topin në rrjetë. 1-1 dhe Tirana hidhet në sulm. Çyrbja del nga zona e Likës, por pa rezultat. Në minutën e 39-të, Torasa dyfishon rezultatin. Lojtari kalon majtas, menjëherë futet në zonë, merr një asist nga Ngoja, kalon mbrojtësin në shpejtësi, duke përfituar edhe nga dalja e keqe e Frashërit dhe kalon Tiranën në avantazh. Në minutën e 42-të, Çyrbja katranos ndeshjen e tij, të Teutës, duke lënë skuadrën me 10 vetë për një tentativë goditjeje të Kalesë në fundore. Gjesti është i rëndë, ndërsa braziliani aktron pak dhe i vjedh të kuqin Bajramajt. Pjesa

e dytë është më pas një shou bardheblu. Ngo, Batha, Kobina, Muçi e shumë lojtarë të tjerë kanë raste pa fund për gol. Madje, Ngoja godet edhe shtyllën, duke humbur disa herë golin e tretë të takimit. Skuadra e Martinit me një forcë më

pak, shumë rrallë shkon te porta kundërshta­re, paçka se në lojë ka edhe Hebajn. Thjesht durrsakët në fund pranojnë fatin e tyre. Humbjen. Tirana në krahun tjetër është në majë një pikë larg vendit të parë, që e ngjit atë në krye të Superiores.

 ??  ?? TIRANA-TEUTA 2-1 Bardheblut­ë duke festuar golin e Torasës FOTO: KFTirana.al
TIRANA-TEUTA 2-1 Bardheblut­ë duke festuar golin e Torasës FOTO: KFTirana.al
 ?? Fotot: F.Hazisllari ?? Lojtarët e Tiranës duke festuar një nga golat
Fotot: F.Hazisllari Lojtarët e Tiranës duke festuar një nga golat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania