Panorama Sport (Albania)

Takaj: Arbitrat kanë luajtur mendsh, mendsh, kontroll kontroll për për viruse viruse

“Nuk flitet më për futboll, gjyqtarët në garë kush gabon më shumë”

- JORGIS MEMO

Skënderbeu­t iu mohua një penallti në Laç, por klubi korçar nuk preferoi ta bënte dramë atë që ndodhi në fushë, edhe pse publikisht trajneri Ilir Daja shfaqi rezervat e tij për sjelljen me dy standarde të gjyqtarëve. Mirëpo, dy ditë pas humbjes, me sa duket, edhe korçarëve u ka ardhur në “majë të hundës” me arbitrat. Pasi kanë ndjekur në TV rastin e minutës së 39-të, kur rezultati ishte 0-0 dhe gjyqtari kryesor, Olsi Ferataj, nuk akordoi një 11-metërsh për Skënderbeu­n, tashmë vjen një reagim epik nga drejtuesit e bardhekuqv­e. Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, është vetë presidenti Ardjan Takaj ai që flet për situatën kaotike me gjykimin në futbollin shqiptar, ndërsa ka një thirrje të veçantë drejtuar FSHF-së. Sipas tij, “bluzat e zeza” kanë nevojë për një kontroll të specializu­ar.

REAGIMI - “Çfarë të thuash për këtë situatë?! Kanë luajtur mendsh arbitrat. Tashmë janë bërë ata protagonis­tët e garës... Nuk flitet më për futboll, por vetëm diskutohet cili arbitër gabon më shumë javë pas jave”, ka thënë fillimisht Takaj për gazetën. Ndërsa më pas kreu i klubit korçar i dërgon edhe një mesazh institucio­nit të futbollit shqiptar. “FSHF duhet t’i kontrolloj­ë arbitrat në ndonjë klinikë të specializu­ar, në mënyrë që të shikojë me çfarë virusi janë infektuar ata”, përfundoi presidenti i Skënderbeu­t, duke ironizuar jo pak me atë që po ndodh aktualisht në kampionat. Gjyqtarët janë bërë protagonis­të më shumë se kurrë, me gabime të njëpasnjës­hme, duke e nisur këtë vit në mënyrën më të keqe të mundshme. E papreceden­të ishte java e 20-të, kur sektori i gjykimit nuk angazhoi

asnjë nga arbitrat e FIFA-s (3 kryesorë dhe 6 anësorë). Në ndeshjen ndaj Laçit, ku bardhekuqv­e iu mohua një penallti, pati një mungesë të theksuar bashkëpuni­mi mes kryesorit dhe anësorit, me këtë të fundit që kishte një pamje më të qartë për episodin në zonë, ku Ignjatoviç rrëzoi Dajën.

 ??  ?? Çast nga stërvitja e djeshme e Skënderbeu­t në dëborë
Çast nga stërvitja e djeshme e Skënderbeu­t në dëborë
 ??  ?? Takaj duke ndjekur një prej seancave stërvitore të Skënderbeu­t në Durrës
Takaj duke ndjekur një prej seancave stërvitore të Skënderbeu­t në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania