Panorama Sport (Albania)

Partizani, sezoni luhet në 5 ndeshje

Duhet një mrekulli ndaj Besëlidhje­s dhe 10 pikë në katër ndeshje për të shpresuar titullin

- JORGIS MEMO

Muaji shkurt është vendimtar për Partizanin. Do të luhen pesë ndeshje deri më 29 shkurt, katër për kampionat dhe një e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, që do të vendosin në një përqindje të madhe objektivin e kampionëve në fuqi. Kalendari u rezervon "demave" një përballje të lehtë në letër të shtunën për javën e 21-të ndaj Flamurtari­t në "Selman Stërmasi". Duke bërë detyrën kundër vlonjatëve, Partizani do të shpresonte te rikuperimi i pikëve me skuadrat e kreut, duke qenë se Kukësi dhe Tirana kanë përballje shumë më të vështira këtë javë. Vetëm katër ditë më pas, pikërisht të mërkurën e 12 shkurtit, të kuqtë do të zbresin në fushë me një mision që mund të duket i pamundur për vetë specifikën që ka Kupa, por që do të tentohet mrekullia. Pra, do të luhet ndeshja e kthimit ndaj Besëlidhje­s (nuk dihet ende stadiumi), teksa fitorja 30 e lezhjanëve në ndeshjen e parë i bën ata favoritë për kualifikim­in. Partizanit i duhet një triumf me katër gola diferencë ose minimalish­t 3-0 për ta dërguar ndeshjen në kohën shtesë. Një përmbysje në Kupë do t'u rezervonte "demave" në turin çerekfinal përballjen me Tiranën, duke shtuar kështu numrin e ndeshjeve derbi për sezonin 2019-2020. Kalendari për Partizanin vijon me

kampionati­n, në një transfertë "bombë" në Laç, aty ku në fazën e parë humbën 1-0. Më pas janë edhe dy ndeshje brenda muajit shkurt, fillimisht me Bylisin në shtëpi, e më pas derbi me Tiranën. Aktualisht të kuqtë janë 7 pikë më pak se Kukësi kryesues dhe gjashtë nga bardheblut­ë e vendit të dytë. Për të sulmuar kreun jo gjithçka varet nga "demat", pasi duhet që së pari ata të jenë perfektë dhe rivalët të gabojnë. Mirëpo, duke llogaritur katër ndeshje në kampionat, nëse Partizani merr 10 pikë nga 12 të mundshme, sërish do të ishte në garë. jen e mjeteve (autobusë dhe makina) në zonën e parkimit të stadiumit. Në tribunën qendrore kanë përfunduar sistemet e kondicioni­mit, hidrosanit­are dhe elektrike, ndërsa janë duke përfunduar vetratat e duralumini­t", shkruhej dje ndër të tjera për ecurinë e punimeve në faqen zyrtare të klubit të kuq. Stadiumi i ri i Partizanit është një investim prej afro 10 milionë eurosh, ndërsa do të ketë dy tribuna të mbuluara me një kapacitet prej 4500 vendesh. Kompleksi që po ndërtohet do të ketë edhe dy fusha të tjera ndihmëse, që do të shërbejnë për stërvitjen. Gjithashtu janë parashikua­r edhe dy fusha minifutbol­li dhe një tenisi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania