Panorama Sport (Albania)

S’do themi më “Estrada e Ballshit”, por “penalltia qorre e Ballshit”

- Nga GËZIM SINEMATI

M und të thuhet se ish te penalltia që i çmendi të gjithë, sepse askush nuk mbeti pa vënë duart në kokë! Në muzeun e "penalltive budallaqe", ajo që lindi nga hiçmosgjëj­a në Ballsh, gjatë ndeshjes Bylis-Vllaznia, do të zërë një vend...

"Tani, edhe pse thuhet se ngjarja e Ballshit do të zbehet shpejt, ngaqë priten mrekulli të tjera dhe Superiorja do të verbohet më shumë në javët që do të vijnë, kjo deklarata e administra­torit të Vllaznisë, Suad Lici, do të mbetet si kambanë deri në fund të këtij sezoni. "E dini ç'ishte kjo penallti? Po i bëjnë gati rrugën e titullit Tiranës..."

M

und të thuhet se ishte penalltia që i çmendi të gjithë, sepse askush nuk mbeti pa vënë duart në kokë! Në muzeun e "penalltive budallaqe", ajo që lindi nga hiçmosgjëj­a në Ballsh, gjatë ndeshjes BylisVllaz­nia, do të zërë një vend "nderi" në vitrinën e shpikjeve me bilbil. Kjo dhe për efektin e dyfishtë dhe patologjik që pati te dy ekipet. Sapo u dha penalltia, ku arbitrit kurrizi i lojtarit iu shfaq si dorë, ishte Vllaznia që u bë gati të braktiste fushën, ndërsa kur penalltia u anulua me Var-in telefonik, rolet ndryshuan dhe ishte Bylisi që donte t'ia mbathte nga fusha, me bindjen e verbër se po i bënin padrejtësi­në e shekullit. Sido që të flitet tani, ajo që ndodhi në Ballsh do të bëjë histori. Dikur thuhej me shpoti "Estrada e Ballshit", me siguri kjo penallti do të meritojë pagëzimin veçues "penalltia e Ballshit".

Kjo "penalltia e Ballshit" lindi nga hiçmosgjëj­a, poshtë në fushë, për meritë të një arbitri, për të cilin thuhej se i kishte kaluar me sukses provat tek okulisti. Por sa minuta jetoi kjo penallti gjëmëmadhe? Për aq kohë sa "okulistët" e Superiores, disa kilometra larg nga stadiumi, i bënë VARin penalltisë, duke e varrosur në një fushë, ku kanë vite që nuk janë të mirëpritur. Ballshiotë­t e kanë parë me sytë e tyre, por presidenti Kapllanaj

e tha me gojën e tij se çunat e FSHF-së (pra, kamikazët e sistemit) vraponin me telefona nëpër duar në mjediset e stadiumit, gati duke u rrëzuar në çdo moment, ngaqë nga Tirana po vononte lajmi nëse ishte "djalë" apo "vajzë"! Tani, edhe pse thuhet se ngjarja e Ballshit do të zbehet shpejt, ngaqë priten mrekulli të tjera dhe Superiorja do të verbohet më shumë në javët që do të vijnë, kjo deklarata e administra­torit të Vllaznisë, Suad Lici, do të mbetet si kambanë deri në fund të këtij sezoni. "E dini ç'ishte kjo penallti? Po i bëjnë gati rrugën e titullit Tiranës...".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania