Panorama Sport (Albania)

Eriksen: Milani më refuzoi, tani e mund në derbi

“Unë e Ibra jemi ndryshe, nga ‘Djalli’ s’kam frikë askënd”

- Përgatiti: LEDIO NASE

Debutimi në “San Siro” gjatë ndeshjes kundër Fiorentinë­s në Kupën e Italisë, më pas ndeshja e parë si titullar në transfertë­n e Udines në kampionat nga ku skuadra doli me fitore. Ndërsa tani derbi me Milanin. Një përfshirje totale në realitetin e ri për Kristian Eriksenin, i kënaqur me ambientimi­n ne botën e Interit. Mesfushori danez është transferua­r vetëm prej pak kohësh në Serinë A, por që tani konsideroh­et si një nga blerjet më të rëndësishm­e të viteve të fundit zikaltër dhe shumë shpejt ka përpara një objektiv thelbësor: fitoren e sfidës brenda qytetit kundër Milanit. Për këto dhe më shumë ka folur në intervistë­n e djeshme për “Gazzetta dello Sport”, “Sky” dhe “BBC”.

Na shuani menjëherë një kureshtje: përse ndodheni këtu? Përse Interi?

Sepse në jetë herët a vonë duhet të marrësh një vendim, duke arsyetuar tek opsionet e ndryshme. Reali i Madridit në fund nuk ishte asgjë konkrete. Ndërsa Interi ishte e vërtetë, lëvizi në mënyrë shumë serioze. Në atë pikë imagjinova të luaj këtu: erdhën tek unë, vendimi ishte thuajse i natyrshëm.

Është e vërtetë që u dashuruat me Interin kur u përballët vitin e kaluar në Ligën e Kampionëve?

Shënova si në vajtje dhe në ardhje, por jo, nuk është për këtë arsye që ndodhem këtu. Kam luajtur shumë herë në “San Siro”. Është një stadium i pabesueshë­m. Dhe nga jashtë Interi perceptohe­t si një klub i madh. Dhe ajo që kam përjetuar gjatë këtyre ditëve ma konfirmon: ka një grup lojtarësh të shkëlqyer, po luftojmë me Juventusin për të fituar titullin, ndihem i lumtur që jam pjesë e projektit.

Kur e kuptuat që me Totenhemin e kishit mbyllur?

Verën e kaluar bëra një intervistë me një gazetë daneze duke u shprehur se dëshiroja të provoja diçka të re. Mendoja të largohesha menjëherë, më pas qëndrova. Por, gjatë 6 muajve të fundit te “Spërsat” m’u desh të përshtatem me situata të ndryshme: u cilësova si “delja e zezë”, për gjithçka ishte faji im, kjo pasi në Angli nëse nuk firmos një kontratë të re, konsideroh­esh i larguar. Të thonë “mos bëj këtë, mos bëj atë”. Më pas vjen momenti për të ikur: është biznes. Prandaj ndodhem këtu, për një sfidë të re.

Çfarë ju tha Murinjo?

Që të merrja me qira shtëpinë e tij... Më pas më uroi më të mirat. I njihte dëshirat e mia, për këtë arsye e ndërtoi skuadrën pa mua. E drejtë që ndodhi kështu, unë u shpreha qartë që në fillim.

Edhe Konte u tregua i qartë?

Ju tregoj diçka: gjatë muajve të fundit te Totenhemi më thoshin “shko në fushë dhe përpiqu të bësh diçka”. Këtu nuk ndodh kështu. Konte u tregua menjëherë shumë direkt me mua, më tha se si më shikon dhe se çfarë kërkon nga unë në fushë, me dhe pa topin. Është gjithçka më e organizuar. Dhe po, stërvitjet e tij janë shumë të rënda, por jam gati.

Sa herë ju telefonoi gjatë negociatav­e? Murinjo ankohej?

Jo, Zhoze u referohej mediave... Me Konten fola vetëm një herë, përpara se të zbarkoja në Milano.

Diskutohet shumë për pozicionin tuaj në fushë. Po ju ku do dëshironit të luanit?

Atje ku mund të kem topin. Nuk më intereson se ku, me Poçetinon jam vendosur edhe në krahun e djathtë. Por më duhet të qëndroj në mesfushë, të kem topin dhe të krijoj diçka. Në mesfushën e Kontes luajmë me tre dhe është disi ndryshe, por e rëndësishm­e është të më jepet mundësia të fantazoj.

Në Itali thuhet që ju së bashku me CR7-ën jeni lojtari më i rëndësishë­m i transferua­r gjatë viteve të fundit. E ndieni peshën e përgjegjës­isë?

Jo, përse? Gjatë viteve të fundit te Totenhemi por edhe te Danimarka kam qenë gjithmonë lojtari i thirrur për të ngarkuar mbi shpatulla përgjegjës­itë më të mëdha. Jam mësuar. Ndaj këtu tek Interi nuk ndryshon asgjë për mua. Dua të jem lojtari që bën diferencën, që shënon, që krijon. Do të nevojitet kohë, kjo është normale, por në futboll nuk mund të presësh kurrë shumë për të qenë vendimtar.

Keni menjëherë rastin: të dielën luhet derbi.

Në të kaluarën kam parë disa në televizor, por vetëm copëza, asnjëherë një ndeshje të plotë. Megjithatë, tani do e luaj

dhe do të jetë shumë ndryshe. Krahasuar me Londrën pres një atmosferë ndryshe: këtu i gjithë stadiumi këndon, do të ketë shumë zhurmë, do të jetë bukur.

Me Ibrahimovi­çin keni të përbashkët të njëjtin zbulues: Xhon Sten Larsen.

Më ka treguar histori të ndryshme të Zlatanit tek Ajaksi. Jemi të ndryshëm, ai është mësuar më shumë me këto lloj ndeshjesh, unë jam në debutim. Natyrisht mban një emër të madh mbi shpatulla.

Njëfarë Shnajderi shënoi pikërisht në debutim në një derbi. E shikoni paralelizm­in me holandezin?

Vijmë që të dy nga shkolla e Ajaksit, ndoshta po të fitoj edhe unë derbin po... Shnajder ka realizuar gjëra madhështor­e, është një lojtar i madh. Por unë jam Eriksen.

Na tregoni për atë testin me Milanin në moshën 15vjeçare?

Fluturova nga Odense në Milano, për dy ditë. U provova me skuadrën U-19. Duke u kthyer me vete mendoja: “Të shkoj apo jo?”. Italia më dukej shumë larg nga shtëpia, isha

shumë i lidhur me familjen. Por më pas mua nuk më erdhi asnjë përgjigje, diskutuan klubet.

Çfarë ju frikëson nga Milani, përtej Ibrës?

Atje luan edhe bashkëkomb­ësi im Simon Kjaer. I kam folur edhe më përpara kur ndodhej tek Atalanta dhe po bisedoja me Interin. Do të jetë hera e parë që luajmë kundër. Por nuk kam frikë askënd. Jemi në një pozicion më të mirë në klasifikim, megjithëse në derbi mund të ndodhë gjithçka. Megjithatë, pak rëndësi ka kush prej tyre do të zbresë në fushë.

Na jepni një arsye se përse Interi fiton titullin në vend të Juves.

Sepse është vetëm çështje pikësh, ndodhemi atje... Juvja fiton prej shumë kohësh, ne duam të ndryshojmë gjërat. Dhe unë ndodhem këtu për këtë.

Ndodheni në të njëjtin nivel?

Vazhdimësi­a e fitoreve është një faktor, Juventusi e ka. Të shohim në fund. Nuk duhet të harrojmë as Lacion.

Nëse ju themi Ronaldo...

Është special, i mahnitshëm. Në Itali nuk e ka ulur rendi

mentin, të gjithë ne pyesim për të dhe Mesin se si është e mundur të qëndrojnë për kaq shumë kohë në këto nivele. Konstanca e tyre është befasuese.

Habiteni nga rendimenti i Lukakut?

Edhe në Premier Ligë shënonte shumë. Këtu po vazhdon akoma më shumë, pavarësish­t se ndoshta i krijohen më pak shanse gjatë ndeshjes. Mendoj se me Konten ka ndryshuar diçka, trajneri e ka ndihmuar. Dhe shpresoj të vazhdojë kështu, madje të shënojë akoma më shumë.

Në Danimarkë thonë: “Vetëm Moren Olsen dhe babai juaj Tomas kanë guxuar të kritikojnë Eriksenin”.

Jo, jo. Edhe të tjerë e kanë bërë.

Edhe Konte?

Eh, akoma jo... Përtej shakave, me Poçetinon nëse diçka nuk shkonte mirë, ai gjente mënyrën të ma thoshte. Në 2018ën, në Kopenhagen, erdhi të më pyeste se çfarë dëshiroja të bëja për të ardhmen. Ai po firmoste rinovimin dhe donte të kuptonte. Iu përgjigja se isha gati të largohesha nga Londra. I detyrohem shumë, shtyu Totenhemin përtej limiteve, duke

na udhëhequr drejt finales së Champions-it.

Çfarë ka Interi që nuk kishin “Spërsat”?

Unë kërkova për veten klubin më të madh të mundshëm përtej Premier-it. E gjeta. Karriera e një futbollist­i nuk zgjat aq shumë për të mos provuar gjëra të ndryshme.

Ju, Lukaku, Sançez, Mozes, Jang: shumë interistë vijnë nga Premier Liga. Përse?

Sepse tani ai kampionat është si Seria A vite më parë, në Angli sot luajnë futbollist­ët më të fortë, luhet një futboll ndryshe krahasuar me çdo kampionat tjetër. Dhe është normale që klubet italiane të shohin andej për t’u përforcuar.

Liverpuli është skuadra më e fortë në botë sot?

Të gjithë mendonin se ishte Siti. Por kur shikon Liverpulin... çfarë spektakli! Dinë gjithmonë se çfarë të bëjnë, luajnë me lehtësi, ajo që po bëjnë është e pabesueshm­e. Të frikësojnë, është bukur t’i shikosh, e di që në fund do të fitojmë. Mendoj se kushdo që i shikon është disi ziliqar.

Cili ishte idhulli juaj në fëmijëri?

Isha i çmendur pas videolojës “Football Manager”. Stërvisja

gjithmonë Romën, më pëlqente Toti. Më pas kur u rrita nisa të përqendroh­em vetëm te vetja ime. Kam lexuar shumë edhe për Mikhael Laudrup, kur luante ai isha shumë i vogël... por ka qenë futbollist­i danez më i rëndësishë­m i gjithë kohërave.

Luani ende “Football Manager”?

Jo, tani jam më familjar, familja për mua është gjithçka.

Çfarë mendimi keni për “Brexit”?

Për t’u treguar i ndershëm, askush nuk e di vërtet se çfarë po ndodh në Angli. Nuk jam shqetësuar shumë, pasi e dija që herët a vonë do të largohesha.

Kishit qenë në Milano më parë?

Në Itali disa herë kur kam qenë i vogël. Ndërsa në Milano tri vite më parë me të fejuarën time: më detyroi të bëja “shopping” gjithë kohës.

Na përshkruan­i teatrin “La Scala”.

Nuk e kisha kuptuar se sa e veçantë ishte atmosfera brenda, vetëm më prapa duke parë edhe reagimin e të tjerëve e realizova. Nuk e njihja historinë, por ishte një ditë e bukur: ato foto janë bërë të famshme.

Flisni që tani italisht?

Disa fjalë, njoh edhe një sharje...

Titull dini ta thoni?

Po, po... titull! Stafi i Kontes flet italisht, e kuptoj mjaft, fjalët “teknike” nuk janë shumë të vështira. Por është e rëndësishm­e të përshtatem më shumë: për këtë arsye do marr leksione me familjen time.

Jeni një person entuziast. Po a ka diçka nga futbolli që nuk ju pëlqen?

Adhuroj gjithçka. Përveçse të humbas.

 ??  ??
 ??  ?? Kristian Eriksen, 27 vjeç
Kristian Eriksen, 27 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania