Panorama Sport (Albania)

Ibra gati për Interin, Konte përgatit kafazin

Gjithçka do të varet nga partneri i suedezit në skemën 4-4-2

- Përgatiti: LEDIO NASE

Përpara është derbi dhe Antonio Konte nuk bën lëshime. Në fakt, trajneri i Interit kishte fiksuar për ditën e djeshme një seancë të dyfishtë stërvitore, përpara një kalendari që parashikoh­et shumë i ngjeshur për zikaltrit. Dhe deri ditën e diel do të ketë në mendje me shumë mundësi një shqetësim: mënyrën për të ndalur Ibrahimovi­çin. Le ta quajmë ndërtimin e një “kafazi” përreth yllit suedez të Milanit.

IDEJA - Ibra është pa dyshim rreziku numër një i “Djallit”, për më shumë një futbollist që Konte e ka admiruar prej kohësh deri në atë pikë sa u përpoq ta transferon­te te Çelsi në kohën kur Zlatan po rikuperohe­j nga dëmtimi në gju te Junajtid. Të dielën në mbrëmje Konte do e gjejë përballë dhe do duhet të vendosë mënjanë pëlqimin profesiona­l për ta anuluar, ose së paku limituar. Në ndërtimin e këtij “kafazi” një peshë thelbësore do të ketë emri i partnerit që bomberi i Malmos do të ketë përkrah në skemën 4-4-2, modulin e preferuar të Stefano Piolit te Milani.

PARTNERI I IBRËS – Nëse Ibra do të ketë përkrah Rebiçin, kroati do të niset me shpesh nga pozicioni i fantazisti­t. Meqenëse Brozoviç do të rikthehet përpara mbrojtjes, do ishte e kotë t’i kërkohej dyluftimi me suedezin, që duke konsiderua­r shtatin e këtij të fundit do të ishte e kotë. Brozo do të ketë si detyrë të pakësojë furnizimet që i vijnë nga mesfushorë­t. Kur Zlatan të jetë në qendër, do i afrohet De Vraj, ndërsa dy mbrojtësit e tjerë do duhet të mbulojnë diagonalet për të evituar inkursione­t e mesfushorë­ve.

LOJA AJRORE –Konte e di që ndalimi i Ibrës në lojën ajrore është diçka e ndërlikuar edhe për Godinin, De Vrajn dhe Shkriniari­n. Ja përse “kafazi” që ka në mendje më së shumti do duhet t’i mohojë suedezit mundësinë për të krijuar për shokët e skuadrës. Ndërkohë që një mesfushor do i afrohet gjithmonë mbrojtësit që markon Zlatanin për të mos e lejuar të qarkullojë me topin në këmbë. “Kafazi” është gati, por nuk do jetë e lehtë të futet “luani” Ibra.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Çalhanoglu
Hernandez
Romanjoli
Leao
(Rebiç)
Benaser
Muzakio
Xh.Donaruma
(Kjaer)
Ibrahimovi­ç
Kesi
Kastijeho
Konti
(Kalabria)
Çalhanoglu Hernandez Romanjoli Leao (Rebiç) Benaser Muzakio Xh.Donaruma (Kjaer) Ibrahimovi­ç Kesi Kastijeho Konti (Kalabria)
 ??  ?? Jang
Shkriniar
Sançez
Eriksen
Brozoviç
De Vraj
Padeli (Handanoviç)
Lukaku
Barela
Mozes (Kandreva)
Godin
Jang Shkriniar Sançez Eriksen Brozoviç De Vraj Padeli (Handanoviç) Lukaku Barela Mozes (Kandreva) Godin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania