Panorama Sport (Albania)

Ronaldo, 35 “rekorde” për 35-vjetor

Nga golat te milionat, CR7 është thjesht një “monstër”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Karta e identiteti­t tashmë thotë 35, por pas studimeve që i janë bërë atij, duke parë masën muskulore që ka dhe vullnetin e jashtëzako­nshëm për të kuruar me detaje trupin e tij, Kristiano Ronaldo ka parametrat e një futbollist­i 2829-vjeçar maksimumi. Dhe ndoshta jo më kot, në intervistë­n e fundit të dhënë, portugezi saktësoi se duke parë formën e tij, ai e sheh veten në fushat e futbollit dhe sigurisht ende në nivelet e larta, deri në moshën 40-vjeçare. Pa dyshim që ky është një lajm shumë i mirë për Juventusin, i cili edhe pse investoi 117 milionë euro për një 33-vjeçar (kjo e djeshmja ishte ditëlindja e dytë që festonte me bluzën bardhezi mbi shpatulla), shifrat e CR7-ës, sidomos sivjet, tregojnë se është një investim që ia ka vlejtur, pavarësish­t pagës prej 31 milionë eurosh neto që fiton çdo vit në Torino. Por edhe pse në Torino dje u urua me përqafime dhe shakara nga të gjithë shokët e skuadrës dhe sidomos nga trajneri Mauricio Sarri, Ronaldo te Juventusi nuk ka ardhur për të marrë dhurata, por për t’i bërë ato. Dhe ku do të kishte më bukur, sesa për këtë përvjetor të tij, t’i dhurojë vetes dhe “Zonjës së Vjetër” trofeun e Ligës së Kampioneve. Fundja, me rekordet dhe parametrat që ofron karriera e tij, për Kristianon asgjë nuk është e pamundur, siç nënvizojnë më poshtë 35 fakte, që përkojnë me datëlindje­n e tij të 35-të.

1. Goleador i Realit - Me 451 gola në 438 ndeshje të luajtura, Kristiano Ronaldo është golashënue­si më i mirë i historisë së Realit të Madridit. Portugezi ndiqet nga Raul me 323 gola dhe Di Stefano me 308 gola.

2. Portugalia - Dy titujt e vetëm që ka Portugalia në nivel absolut kanë ardhur në epokën e Kristiano Ronaldos: Europiani 2016 dhe Liga e Kombeve në 2018-2019.

3. Sfidon Ali Daein - Ronaldo është golashënue­si më i mirë i historisë së Portugalis­ë me 99 gola në 164 ndeshje. Në nivel kombëtares­h, vetëm Ali Daei (109) është përpara Ronaldos.

4. “Këpucët e Arta” - Ronaldo është shpallur golashënue­si më i mirë në Europë 4 herë: 2008 (31 gola), 2011 (40 gola), 2014 (31 gola), 2015 (48 gola). Vetëm Leo Mesi është përpara tij me 6 “Këpucë të Arta”.

5. “Topa të Artë” - Sulmuesi i Juventusit e ka fituar 5 herë titullin më të madh individual në vitet 2008, 2013, 2014, 2016, 2017.

6. Do 6 Champions - Kristiano Ronaldo ka fituar 5 Champions League, 4 me Realin e Madridit dhe një me Mançester Junajtidin. Vetëm Gento e parakalon në palmaresin e Ligës së Kampioneve me 6 të tilla.

7. Golashënue­s - Askush tjetër nuk ka qenë më shumë herë golashënue­s i Ligës së Kampioneve sesa Kristiano Ronaldo (7). E ka bërë diçka të tillë në vitin 2008 (8 gola), 2013 (12 gola), 2014 (17 gola-rekord),

2015 (10 gola), 2016 (16 gola), 2017 (12 gola) dhe 2018 (15 gola).

8. Rekord në Champions - Kristiano Ronaldo është golashënue­si më i mirë i historisë së Champions-it (128) dhe ka rekord fitoresh (106) dhe ndan me Mesin rekordin e tregolësha­ve (8).

9. Nëntë javë radhazi - Ky është rekordi që barazoi javën e kaluar me fanellën e Juventusit. Kristiano ka shënuar në 9 javë radhazi në Serinë A, diçka të tillë bënte Trezege më parë.

10. Gati 1000 ndeshje - Ronaldo deri tani ka luajtur

995 ndeshje zyrtare: Real Madrid 438, Mançester Junajtid 292, Portugali 164, Juventus 70, Sporting 31.

11. 723 gola - Golin e parë të karrierës e ka shënuar në 7 tetorin e vitit 2002 dhe në total ka 723 gola. Ka shënuar 451 me Realin, 118 me Mançesteri­n, 99 me Portugalin­ë, 50 me Juventusin dhe 5 me Sportingun.

12. Është vendimtar - Ronaldo ka fituar 84.39% të ndeshjeve, 400 nga 474 që ka arritur të shënojë gol. Klubet ku ai luan kanë humbur vetëm 6.75%.

13. Mesatare e frikshme - Në këtë sezon ka shënuar 33 gola (22 me Juventusin dhe 11 me Portugalin­ë) në 33 ndeshje. Kjo do të thotë se ka 1 gol për ndeshje.

14. 46 tripleta - Kristiano Ronaldo e ka gjetur rrugën e rrjetës në 474 ndeshje të ndryshme: 1 gol në 293 ndeshje, 125 dopieta, 46 tripleta, 8 “pokera” dhe 2 pesëgolësh­a.

15. Goleador i Europianit - Bashkë me Platininë është golashënue­si më i mirë i fazës finale të një Europiani me 9 gola. Duke përfshirë edhe fazën eliminator­e ai ka 34. Tjetër rekord.

16. Shënoi 61 gola - Në sezonin 2014-2015 arriti të shënonte 61 gola. Është sezoni më i mirë në klube: 48 gola i ka shënuar në La Liga.

17. Debutoi 17 vjeç - Boloni e aktivizoi si zëvendësue­s kundër Interit në eliminator­et e Champions-it. Në atë kohë ishte 17 vjeç, 6 muaj dhe 9 ditë.

18. Roveshata magjike - Kristiano Ronaldo shënoi kundër Juventusit një nga golat më të bukur në historinë e futbollit, por edhe në Champions. Ai realizoi një roveshatë spektakola­re duke kërcy

er 2.38 metra.

19. Trajnerët - Futbollist­i portugez ka pasur 9 trajnerë të ndryshëm në klubet ku ka luajtur: Boloni, Ferguson, Pelegrini, Murinjo, Ançeloti, Benitez, Zidan, Alegri, Sarri. Me Murinjon ka shënuar më shumë gola (169), ndërsa me Fergusonin ka luajtur më shumë (292).

20. Golat me penallti -

Ronaldo ka shënuar 120 gola me penallti dhe 55 me faulle. Ai ka arritur që me të djathtën të shënojë 463 gola, 130 me të majtën dhe 128 me kokë.

21. Golat me Juven - Dy

golat me penallti që shënoi në fitoren 3-0 kundër Fiorentinë­s e ndihmuan Kristianon që të arrinte 50 gola në 70 ndeshje me bardhezinj­të.

22. Sa shumë turne - Kupa e Italisë ishte kompeticio­ni i fundit në të cilin Ronaldo gjeti rrugën e rrjetës. Tani i ka mbetur të shënojë vetëm në Kupën UEFA dhe në Superkupën e Anglisë.

23. Jep edhe asiste - Kristiano është një goleador, por edhe një shok i mirë për të dhënë asiste. Në karrierën e tij ka dhënë 251 asiste, 214 me klubet dhe 37 me kombëtaren.

24. Partneri “ideal” - Numri 9 i Realit të Madridit, Karim Benzema, është lojtari me të cilin ka luajtur më shumë ndeshje në karrierë (342).

25. “Armiku” Iniesta - Rivali me të cilin është përballur më shumë Kristiano Ronaldo është Andres Iniesta (36), ndërsa ai që ka parë t’i shënojë më shumë gola, teksa luanin përballë njëri-tjetrit është Leo Mesi (41).

26. Shumë “viktima” -

Ronaldo u ka shënuar 223 rivalëve të ndryshëm mes klubeve dhe kombëtarev­e.

27. “Gjahu” i preferuar -

Skuadra e Sevijes është rivali që i ka shënuar më shumë gola në karrierë: 27. E ndjek Atletiko e Madridit me 25 dhe Getafe me 23.

28. Numri i parë - Ronaldo ka mbajtur fanellën me numër 28 kur ka debutuar. Numri 7 është i preferuari i tij, por më parë ka pasur edhe 9 me Realin dhe 17 me Portugalin­ë.

29. Zona “Ronaldo” - Në mënyrë kronologji­ke, Ronaldo ka shënuar 315 gola në pjesët e para dhe 405 gola në pjesët e dyta. Shumica e golave të tij kanë ardhur në 15

minutat e fundit të ndeshjes.

30. Titujt e fituar - Në vitin 2002 fitoi trofeun e parë, Superkupën me Sportingun, dhe pastaj 9 me Mançesteri­n, 16 me Realin, 2 me Juventusin dhe 2 me Portugalin­ë.

31. Finalet e luajtura - Kristiano Ronaldo ka shënuar në 3 nga 5 finalet e Championsi­t që ka luajtur. Në total ka shënuar 15 gola në 31 finale.

32. 200 milionë ndjekës -

Ronaldo është personi i parë në botë që ka arritur 200 milionë ndjekës në “Instagram”. Ai ka 58 milionë më shumë sesa Mesi.

33. Milionat - Në merkaton europiane, Ronaldo ka lëvizur 230 milionë euro. U transferua te Junajtid për 19 milionë, shkoi te Reali për 94 dhe te Juventusi për 117. Vetëm Nejmar (310) ka lëvizur më shumë.

34. Plakushi - Ronaldo është lojtari më i vjetër që ka shënuar një tripletë në Ligën e Kampioneve. E bëri këtë në moshën 34-vjeçare dhe 55 ditë kundër Atletikos.

35. Çmimi “Marca” - Në verën e kaluar, ai mori çmimin e gazetës më të madhe spanjolle si një nga sportistët më të mirë të të gjitha kohërave.

 ??  ??
 ??  ?? Ronaldo, duke u stërvitur dje në ditën e 35-vjetorit
Ronaldo, duke u stërvitur dje në ditën e 35-vjetorit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania