Panorama Sport (Albania)

Teuta dhe Skënderbeu u penalizuan, Kukësi penallti e falur

A ndikojnë arbitrat në renditjen përfundimt­are të ekipeve? Po sistemi VAR?

- Nga ARSEN HOXHA

N dër vite kam dëgjuar opinione nga më të ndryshmet rreth ndikimit të arbitrave në rreshtimin përfundimt­ar të ekipeve. Madje, ka edhe nga ata që me naivitet thonë se arbitrat nuk luajnë asnjë rol në këtë punë. Mjaft drejtues dhe...

Ndër vite kam dëgjuar opinione nga më të ndryshmet rreth ndikimit të arbitrave në rreshtimin përfundimt­ar të ekipeve. Madje, ka edhe nga ata që me naivitet thonë se arbitrat nuk luajnë asnjë rol në këtë punë.

Mjaft drejtues dhe futbollist­ë pretendojn­ë se do të ishin të renditur disa shkallë më lart nëse nuk do të ishin penalizuar nga X apo Y arbitër. Në mjaft raste pretendime­t e tyre janë të drejta.

Ndërkohë, po këta ankues asnjëherë nuk dëshirojnë t’i evidentojn­ë pikët që u janë bërë si “dhuratë” nga po këta arbitra apo kolegët e tyre në ndeshje të tjera.

Të dëmtuarit ankohen, përfituesi­t heshtin. Është një taktikë ideale për t’i justifikua­r dobësitë e punës apo “triumfin” e pamerituar të atyre që shpallen kampion apo “fitojnë” Kupën nga këto gabime të arbitrave.

Në pamje të parë, veçanërish­t kur shikon se të gjithë ankohen, të krijohet përshtypja se gabimet e arbitrave nuk kanë ndikuar në rezultatin përfundimt­ar të renditjes së ekipeve, por ky është vetëm një iluzion. Është e vërtetë se, në përgjithës­i, ekipet renditen sipas cilësisë së tyre, por në mjaft raste këto pozicione janë pasojë drejtpërdr­ejt e vendimeve të gabuara të arbitrave.

Ndikime të kapshme direkt janë ato të ndeshjeve finale apo kualifikue­se, veçanërish­t në kupat e ndryshme. Rasti më i njohur botërisht është goli me dorë i shënuar nga Maradona në një finale të Kampionati­t Botëror, ku Argjentina u shpall kampione bote.

Ka dhe disa raste që në pamje të parë nuk të lënë përshtypje se gabimi i arbitrit ka ndikuar në rreshtim. Por, në fakt, ai është po aq vendimtar sa i një finaleje.

Imagjinoni për një moment sikur ekipi i Kukësit, i ndodhur në vend të parë, të ketë vetëm 3 pikë më shumë se ekipi i Tiranës që ndodhet në vend të dytë. Nëse një vendim i gabuar i arbitrave i jep fitoren e pamerituar Kukësit, ai shkëputet 6 pikë nga Tirana. Pra, jashtëzako­nisht shumë për t’u arritur prej saj. Nëse ndodh që gabimi arbitrar i jep një fitore të pamerituar Tiranës, atëherë ata barazohen padrejtësi­sht me pikë. Pra, në këtë rast gabimi i arbitrave nuk është me tri pikë, por gjashtë.

Në javën e ardhshme mund të ndodhë që ekipi i dëmtuar nga takimi Kukësi-Tirana të favorizohe­t gabimisht nga arbitri dhe të marrë një fitore të pamerituar, por që nuk ka asnjë vlerë midis ekipeve konkurrues­e, sepse midis tyre është krijuar një diferencë prej gjashtë pikësh nga java e shkuar. Rasti i mësipërm tregon se shpeshherë, dëmtimet që i vijnë një ekipi të caktuar nga gabimet e arbitrave nuk mund ta ngushëlloj­në atë, sepse javën pasardhëse arbitrat ia kthejnë atë trepikësh të mohuar nga një javë më parë.

Ekipi i Kukësit shënoi disa gola në Vlorë me Flamurtari­n, por njëri prej tyre ishte dhuratë nga arbitri. Kjo, pasi penalltia e dhënë në favor të Kukësit ishte e gabuar. Në pamje të parë duket sikur nuk ka asnjë influencë, sepse Kukësi e kishte të fituar atë ndeshje. Por, në të vërtetë, nuk është kështu, sepse një rol të veçantë në klasifikim­in e ekipeve luan edhe golavarazh­i. Me një gol më shumë mund të lësh një ekip tjetër prapa dhe kështu mund të shkosh në një nga Kupat e Europës, t’i shpëtosh “play off”-it ose të mos zbresësh direkt nga kategoria, kur ndërkohë vetëm ajo penallti e padrejtë penalizon ekipin tjetër.

Në javën e fundit, një futbollist i Teutës u dëbua nga fusha nën pretekstin se përdori dhunë ndaj një lojtari të Tiranës. Pamjet tregojnë se vendimi i arbitrave në fushë ishte i gabuar. Për pasojë, Teuta luajti me një lojtar më pak, pothuaj më shumë se gjysmën e ndeshjes. Po a mund të themi se ky vendim i arbitrave nuk ndikoi në lojën e Teutës?

Në Laç nuk u dha një 11-metërsh i pastër në favor të Skënderbeu­t. A mund të pranohet se edhe kjo nuk pati ndikim në rezultatin e ndeshjes, e për pasojë të rreshtimit?

Duke marrë shkas nga interpreti­mi i gabuar që u bë në një nga moviolat për rastin e ndeshjes Tirana-Teuta, ku një ish-arbitër shumë i mirë, për të marrë në mbrojtje arbitrat, bëri një interpreti­m të gabuar. Ai e pranoi se futbollist­i i Teutës nuk e ka goditur lojtarin kundërshta­r, por u përpoq të gjente një “vegjë” për të varur “poçen” e tij. Për këtë, citoi një pjesë të rregullore­s, ku thuhet se dënohet njëlloj si goditja ashtu edhe tentativa për të goditur, por në një rast të gabuar që nuk lidhet me të. Ai me qëllim synoi të krijonte një iluzion.

Gaboi, sepse vendosi të merrte në mbrojtje arbitrat me çdo çmim apo gaboi se nuk është i qartë se çfarë përfaqëson TENTATIVA, është punë e tij. Me qëllim që ky gabim të mos përsëritet më, veçanërish­t arbitrave të rinj duhet t’ua bëjmë të qartë se me tentativë goditjeje të një futbollist­i, duhet të kuptojnë një veprim që synon drejtpërsë­drejti kryerjen e një vepre të dënueshme, por kur ajo nuk është arritur të kryhet. Arsyet mund të jenë të ndryshme, nuk mundi apo e penguan faktorë të tjerë. Në rastin konkret ai as e goditi dhe as e pengoi njeri që të mos e realizonte “tentativën” e tij, sepse ai nuk e synoi atë.

Shpjegimet e mësipërme tregojnë fare qartë se roli i vendimeve të arbitrit në fushë është tepër i rëndësishë­m në pastërtinë e një gare dhe në rreshtimin përfundimt­ar të ekipeve në fund të kampionati­t.

Nga instruktor­et e tyre, arbitrat duhet të edukohen me ndjenjën se gabimet e rënda që ata bëjnë, influencoj­në direkt në rreshtimin përfundimt­ar të ekipeve dhe jo me ndjenjën se ato gabime nuk luajnë asnjë rol në këtë punë.

PO ME SISTEMIN VAR SI PARAQITET KJO SITUATË?

Edhe pse në aktivitete­t më të rëndësishm­e botërore po funksionon sistemi VAR, disa gabime akoma janë prezent. Kjo ndodh sepse vlerësimi përfundimt­ar bëhet përsëri nga arbitrat, pra nga njerëzit. Këto bëhen nga një pozicion i caktuar ku ngjarja është regjistrua­r dhe shpesh nuk të jep imazhin e plotë të asaj që ka ndodhur. Por vetëm nihilistët nuk janë në gjendje të kuptojnë se, me ndihmën e kësaj teknologji­e, cilësia e gjykimit të arbitrave nga rreth 55-65% objektivit­et që siguronte mesatarish­t në një javë aktiviteti, tashmë ajo atje ku përdoret, ka arritur në shifrat nga 97-99%. Themi 55-65%, sepse vetë ne jemi dëshmitarë se në pesë ndeshje që zhvillohen në javë në Kategorinë Superiore, mesatarish­t në dy ose tri prej tyre ka pasur gabime të tilla arbitrare, që kanë ndikuar direkt në rezultatin e ndeshjeve. Shembulli më konkret është ky i tri javëve të fundit, ku cilësia e gjykimit ishte më e ulët se në 40%.

Kushdo që ka njohuri rreth sistemit të tolerancav­e e kupton lehtë se sistemi VAR, edhe pse nuk është i përkryer, është një sukses i jashtëzako­nshëm.

Unë mendoj se ka ardhur koha që ky të zbatohet edhe në ndeshjet më të rëndësishm­e të kampionati­t tonë. Veç arbitrave aktivë, në këtë stad të parë, një kontribut këshillues shumë profesiona­l mund të japin edhe disa prej ish-arbitrave tanë më të mirë, si: S. Jareci, P. Kothere, B. Pregja, A. Janku, L. Jemini etj., të cilët kanë dhënë prova se janë njohës dhe interpretu­es shumë të mirë të rregullave të lojës, pa i gjykuar ata se çfarë kanë bërë apo bëjnë me moviolën.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania