Panorama Sport (Albania)

Bartomeu pajton Mesin e Abidalin, Zidan: Bëjnë kot

Për momentin vendoset paqe, Leo pranon faljen e drejtorit dhe vazhdojnë punën

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Pas orëve të nxehta dhe plot debat, vjen paqja te Barcelona. Duhej ndërhyrja e numrit një të klubit që Lionel Mesi dhe Erik Abidal të gjenin gjuhën e përbashkët dhe të vazhdonin secili në punën e tyre për të mirën e Barcelonës. Paraditen e djeshme, presidenti Bartomeu hodhi hapat e parë për të shuar zjarrin dhe për të qetësuar situatën pas deklaratav­e të forta të Lionel Mesit në drejtim të Erik Abidalit. Numri një i klubit ndodhej në Belgjikë dhe ka telefonuar menjëherë kapitenin dhe sekretarin teknik. Sipas gazetës katalanase "Sport", ai ka folur me Lionel Mesin dhe i ka bërë me dije se nuk është momenti i duhur për të marrë masat drastike dhe mendon se kjo gjë nuk do të shërbejë për të zgjidhur krizën që ka përfshirë skuadrën. Ai e ka bërë telefonatë­n e parë në drejtim të kapitenit dhe legjendës së skuadrës Lionel Mesi për t'i shpjeguar se fjalët e Abidalit ndoshta janë keqkuptuar dhe nuk ka pasur për qëllim që të sulmojë skuadrën. Gazeta sqaron gjithashtu se Leo Mesi e ka kaluar zemërimin dhe inatin që kishte kur lexoi deklaratat e bëra nga Abidal dhe ka shtrirë dorën për të bërë paqe me ish-mbrojtësin. Leo, në fakt, po pret që Abidal të kërkojë falje për atë deklaratë në mënyrë që kjo çështje te mbyllet.

MESI I LODHUR

Askush nuk do "luftë" te Barcelona, sepse kjo gjë nuk do t'i shërbejë aspak klubit. Leo Mesi ka qenë i gatshëm për të ulur tensionin mes palëve, por mediat thonë se ai ka qenë i lodhur për faktin se çdo gjë që ndodh te Barcelona e shohin si fajtor dhe si personin që nxit të tjerët. Kështu e ka shpjeguar ai shpërthimi­n në rrjetet sociale kundër Erik Abidalit, të cilit i kërkonte të ishte më i qartë në deklaratat dhe akuzat t'i bënte me emër. Megjithatë, Leo është i motivuar në maksimum për ndeshjen e sotme kundër Atletikos së Bilbaos.

TËRHIQET ABIDAL

Sigurisht që dikush duhet të bënte një prapaktheh­u në këtë histori dhe ka qenë Erik Abidal ai që ka marrë përsipër gabimin e bërë duke i sqaruar presidenti­t Bartomeu se deklarata e tij është keqkuptuar. Ndërkohë që Leo Mesi është i fokusuar te ndeshja, Abidal ka nisur punën për t'i dhuruar Setienit një sulmues për të zëvendësua­r lojtarët e dëmtuar. Sigurisht që një emër i rëndësishë­m do të sillte harmoni

në ekipin e Barcelonës. Megjithatë, Abidal do të vazhdojë të jetë nën vëzhgim dhe çdo sjellje e tij do të ndikojë në një vendim të dytë. Puna e tij nuk ka qenë impresionu­ese dhe Bartomeu e di më mirë se kushdo këtë gjë. Ditën

e djeshme, presidenti katalanas ka marrë vendimin që të udhëtojë bashkë me skuadrën drejt Bilbaos, në mënyrë që të jetë sa më pranë futbollist­ëve në këto ditë të vështira që po kalojnë si në fushë dhe jashtë saj.

 ??  ?? Presidenti i Barcelonës Bartomeu dhe Erik Abidal
Presidenti i Barcelonës Bartomeu dhe Erik Abidal
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania