Panorama Sport (Albania)

Dënohet Bylisi, flet vëzhguesi: E vërteta e penalltisë

"Ju tregoj se çfarë shkrova në protokoll pas Bylis-Vllaznia"

- Nga MIKEL SHESTANI*

Tensioni i krijuar në "Adush Muça" i ka sjellë pasoja të rënda Bylisit. Jo vetëm gjobë prej 500 mijë lekësh, por edhe pezullime nga Komisioni i Disiplinës. Presidenti Besnik

Kapllanaj dënohet me dy ndeshje, ndërsa mbrojtësi Jurgen Goxha me 8. Asnjë masë për lojtarët e Vllaznisë që u futën në fushë apo administra­torin Suad...

Dje në gazetën "Pan orama Sport" lexo va artikullin "ARBITRAT NË KOLAPS, JA PRAPASKENA­T NË FSHF"...

Ndër gafat e arbitrave ishte trajtuar edhe takimi BYLIS-VLLAZNIA 2-2, ku shkruhej: "Një penallti e anuluar në favor të Bylisit në minutën 90 krijoi një kaos të paparë... Por, në momentin që ndërhyn delegati apo vëzhguesi (tekst), gabimi është shumë më i rëndë dhe pikërisht këtu gaboi kryesori...".

Duke qenë vëzhgues i këtij takimi nuk mund të rri indiferent pa dhënë mendimin për situatën e minutës së 90-të. Për disa çaste kemi qëndruar dhe kemi vëzhguar së bashku me delegatin situatën e krijuar. E pamë të arsyeshme që të ndërhyjmë sipas kompetenca­ve tona. U drejtova drejt asistentit, ku ndërkohë shihja reagimin e lojtarëve ndaj arbitrit kryesor. Pyeta asistentin për rastin në fjalë dhe më tha tekstualis­ht: "Nuk ishte 11-metërsh. Topi goditi në shpinën e mbrojtësit". Pyetjes sime të dytë: "A e vure në dijeni kryesorin?" ai m'u përgjigj me një "po" të zgjatur. Të njëjtën përgjigje më dha edhe arbitri i katërt, ndërsa qetësisht kryesori më tha se e kishte anuluar 11-metërshin. Me qetësimin e situatës, arbitri rifilloi lojën me top të diskutuesh­ëm deri në vërshëllim­ën e fundit. Më pas, veprimet e lojtarit ballshiot ishin antisporti­ve, në kundërshti­m me rregullat e lojës dhe frymën sportive, që u ndëshkuan sipas rregullore­s.

Me të drejtë opinioni sportiv krijon dyshime dhe hamendje të ndryshme se përse gaboi arbitri? Përse e dha një herë, pastaj anuloi...? Dhe pse-të që nuk mbarojnë kurrë...

Fillimisht drejtoj pyetjen? Si është vendimi më i mirë? Një 11-metërsh i dhënë me pa të drejtë, apo një VENDIM i DREJTË i dhënë me pak vonesë nga skuadra e arbitrave?

Si sportdashë­s dhe në detyrën e vëzhguesit të futbollit, jam dhe mbetem për VENDIMIN E DREJTË, qoftë edhe me pak vonesë. Besoj se vlerësimi për arbitrin është pozitiv.

Në protokolli­n e takimit, ku flitet për PERSONALIT­ETIN

e ARBITRIT kam shkruar: "Ngarkesës psikologji­ke të lojtarëve të dy ekipeve, arbitri iu përgjigj me karakter të qëndrueshë­m, i painfluenc­uar në dhënien e një vendimi të drejtë, edhe kur kriticizmi ishte i pashmangsh­ëm. Ai nuk u influencua nga faktorë të jashtëm dhe i përmbajtur në situatën e krijuar...".

Po, nesër...? Kam besim se arbitri do të zbresë përsëri në fushat e futbollit me përkushtim dhe profesiona­lizëm më të madh. Dhe jo vetëm ky, por edhe të tjerë, të njohur pak nga sportdashë­sit! Edhe "bilbilat" gabojnë, sepse gabimi është

njerëzor. Kryesorja është të mos jetë i qëllimshëm.

Arbitrat duan mbështetje! Jo vetëm nga dashamirës­it e futbollit, por edhe nga fituesit dhe humbësit e garës, sepse kështu fitojmë të gjithë! Fiton futbolli shqiptar...

Në mbyllje të shkrimit m'u kujtua urimi i z.Ismet Bellova, "Mësues i merituar" dhe komentator i sportit në parathënie­n e librit "Historiku i arbitrave shqiptarë të futbollit": Nderim dhe respekt për arbitrat!

*Vëzhgues i FSHF-së për ndeshjen Bylis-Vllaznia 2-2

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania