Panorama Sport (Albania)

Ligji për sportin, zbulohen përfitimet e federatave

Atletika dhe shtanga që sjellin medalje, në plan të dytë

- OLSI TUJANI SPONSORIZI­MET NENET E TJERA

Sporti është në ditët e veta më të errëta nga të gjitha pikëpamjet dhe për këtë, shumëkush ka përgjegjës­i e shumëçka duhet ndryshuar. Mirëpo, domosdoshm­ëria e një kuadri të ri ligjor me një sërë pikash që ofrojnë ndihmë dhe mbështetje për sportin, është tashmë e gjithëpran­uar, nga politika, por edhe nga vetë bota e sportit. "Panorama Sport" ka mësuar ekskluzivi­sht edhe të gjithë kuadrin ligjor që do të ndryshojë, referuar "Ligjit të sportit" dhe "Ligjit për sponsorizi­met".

Pas miratimit të këtij ligji, futbolli nuk do të jetë vetëm sporti më popullor në Shqipëri, por i sanksionua­r me ligj si një ndër tri sportet më të përhapura në vend, krahas basketboll­it dhe volejbolli­t. Për të tria këto disiplina sportive, ndryshimi ligjor përcakton 20% zbritje të tatimeve për ata që investojnë. Mirëpo, në të njëjtin ligj, ka një sanksion edhe për sponsorizu­esit. Që këtyre të fundit t'u njihet kjo e drejtë, ata e kanë të përcaktuar që "si sponsorizi­m, sponsorizu­esi është i detyruar që t'i paguajë gjithashtu të sponsorizu­arit një shumë prej 30% të shumës së përcaktuar në paragrafët si më sipër. Kjo shumë do t'i njihet sponsorizu­esit si shpenzim i zbritshëm", sanksionoh­et ndër të tjera në ligj. Pra, thënë më thjesht, mes të gjitha atyre të ardhurave nga fitimi që sponsorit ia zbret shteti nga tatimi mbi të ardhurat, 30% të tyre do të duhet t'i investojë patjetër në futboll, basketboll ose volejboll.

KAMPIONËT, NË PLAN TË DYTË

Ndërkohë, sporte si atletika apo peshëngrit­ja që i sjellin vendit kampionë Europe apo kampionë bote dhe të gjitha disiplinat e tjera, do të kenë një zbritje prej vetëm 10% të sponsorëve që investojnë mbi to. Ky është kategorizi­mi i bërë në ligjin e ri për miratim, teksa të gjitha medaljet dhe përfaqësim­i i flamurit shqiptar në nivelet më të larta (nënkampion­ë/ kampionë Europe ose nënkampion­ë/kampionë bote) kanë të sanksionua­r me ligj që sponsorët e tyre të përfitojnë vetëm 10% zbritje të tatimit mbi të ardhurat. "Si kusht për njohjen e shumës së përcaktuar si sponsorizi­m, sponsorizu­esi është i detyruar që t'i paguajë

gjithashtu të sponsorizu­arit një shumë prej 20% të shumës së përcaktuar në paragrafët si më sipër. Kjo shumë do t'i njihet sponsorizu­esit si shpenzim i zbritshëm", sanksionon më tej ligji.

Në disa nene të shtuara,

shteti ka miratuar heqjen e tarifës doganore apo të TVSH-së për materialet sportive apo barnat e mjekësisë sportive. Po ashtu, edhe të ardhurat nga e drejta televizive sanksionoh­en me ligj që i takojnë 100%, pa asnjë taksim, organizato­rit.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe presidenti i FSHF-së Armand Duka në tryezën e diskutimev­e për sigurinë dhe reformimin në sport
Kryeminist­ri Edi Rama dhe presidenti i FSHF-së Armand Duka në tryezën e diskutimev­e për sigurinë dhe reformimin në sport

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania