Panorama Sport (Albania)

Ngo Ngo tremb tremb Tiranën para para Vllaznisë, ish-kapiteni ish-kapiteni Beqiri: Beqiri: Ja si si munden munden bardheblut­ë

Ish-mbrojtësi: Duhet t’i vjedhin shkopin magjik Egbosë

- ADMIR URUÇI

Elvin Beqiri, ishmbrojtë­si e kapiteni i Vllaznisë dhe lojtar për shumë vite i ekipit tonë përfaqësue­s, e shikon me shumë emocion përballjen e së premtes në klasiken VllazniaTi­rana. Sipas tij, të dyja skuadrat janë me moral të lartë dhe në lojë janë të tria rezultatet, pavarësish­t se shpreh mendimin se tri pikët kësaj here duhet që të shkojnë nga Vllaznia. Në bisedën për “Panorama Sport” ai vlerëson shumë punën që kanë bërë dhe po bëjnë të dy trajnerët respektivë të skuadrave, Mirsad Jonuz te Vllaznia dhe Emanuel Egbo te Tirana. "Klasike" të tillë përherë ngjallin kujtimet tek ish-mbrojtësi shkodran.

E keni ndjekur Vllazninë në këtë periudhë?

E kam ndjekur Vllazninë në çdo takim. Mendoj se është një Vllazni me "muskuj", sidomos me afrimet e bëra në merkaton e janarit. Është një skuadër që ka cilësi dhe për më tepër ka një grintë dhe një skuadër e fortë edhe fizikisht. Për mendimin tim, Vllaznia ka kaluar për mirë pritshmëri­të e mia. Pra, është një skuadër që po luan shumë mirë futboll dhe po tregohet e zonja për t'i marrë pikë çdo skuadre dhe të jetë e barabartë me to.

Vllaznia shumë efikase jashtë, por në fushën e vet vuan. Çfarë ngjet me këtë skuadër?

Ka vite që Vllaznia vihet nën presion në Shkodër. Edhe kur unë kam luajtur, kemi pasur këtë presion. Tifozi kërkon, përveç fitores, një lojë të mirë e spektakël dhe kjo bën që lojtarët të jenë nën presion. Ajo që duhet që të them kësaj here është që lojtarët nuk duhet të shikojnë te tifozi, por të shikojnë përpara. Ata të shajnë, por dinë edhe që të lavdërojnë. Prandaj, skuadra duhet të heqë nga vetja presionin dhe të japë maksimumin. Pastaj fitoren t'ia lërë fushës.

Si e shikoni këtë klasike të futbollit shqiptar?

Do të jetë një ndeshje spektakël. Të dyja ekipet kanë dhënë përherë spektakël në përballjet mes tyre. Besoj dhe shpresoj që të bëhet një ambient i mirë dhe një ambient sportiv. Të jetë gjithçka e bukur siç është futbolli që luajnë këto dy skuadra. Por shpresoj dhe dëshiroj që përveç futbollit të bukur, të fitojë Vllaznia.

Tirana duket se ka gjetur çelësin e suksesit me teknikun Egbo…?

Kur thuhet që dikush po bën punët si me shkop magjik, për trajnerin Egbo duket se është gjetja më e saktë. Ai, me sa shihet, deri tani ka gjetur tamam shkopin magjik (Qesh…). Dikush t'i futet në shtëpi e t'ia marrin shkopin, që të ndërpritet e gjithë ajo ecuri pozitive prej shtatë javësh vetëm me fitore. Tirana me trajnerin Egbo duket më e lirshme. Ka më thjeshtësi, pa shumë akademizëm dhe luftojnë përgjatë gjithë 90 minutave. Ka lojtarë cilësorë, jo vetëm në formacioni­n e parë, por edhe në stolin e rezervave. Pra, në total është një skuadër e kompletuar. Unë e kam thënë edhe më përpara, Tirana ka stofin e ekipit për të qenë pretendent­e për titull.

Mund të jetë një sfidë trajnerësh?

Nuk mund të them sfidë trajnerësh, por unë dua që të përgëzoj teknikun Jonuz dhe stafin e tij. Për mua është jashtë pritshmëri­ve, gjithmonë për mirë. Ka një eksperienc­ë të madhe, duke qenë pjesë edhe e ekipeve kombëtare, duke drejtuar si ekipin e 21vjeçarëv­e e po ashtu edhe ekipin e parë kombëtar të Maqedonisë. Ky trajner dhe

ky staf ka futur frymën e besimit dhe të fitores në skuadër. Këtë e kërkon me shumë këmbëngulj­e ky person që sot me shumë kompetencë e eksperienc­ë drejton këtë Vllazni. Lojtarët luftojnë, vrapojnë, kanë grintë e dëshirë, ndryshe nga vitet e tjera. Shpresojmë që të kemi më shumë kualitet dhe më shumë cilësi në fazën sulmuese për të thënë se kjo skuadër është tërësisht e kompletuar.

Mund ta ndalë me fitore Vllaznia Tiranën?

Nuk ka gjë të pamundur. Asnjë ekip nuk e ka fitoren e sigurt. Të tria rezultatet janë në lojë. Tirana vjen me një anë psikologji­ke më të mirë, por edhe Vllaznia është në momentet optimale dhe do të kërkojë fitoren. Prandaj, unë e shikoj si një sfidë që do të luftohet dhe do të fitohet nga skuadra që do të gabojë më pak. Jeni kthyer te Vllaznia në vitin 2008 nga Ukraina dhe atë vit Vllaznia mori Kupën. Deri në fund të karrierës suaj, çfarë emocionesh keni ndier pikërisht ndaj Tiranës?

Të jesh pjesë e Vllaznisë është diçka e madhe për çdo lojtar. Unë thjesht realizova një ëndërr timen, si çdo fëmijë që ka një ëndërr të luajë për

ekipin e qytetit të tij e sidomos për ne shkodranët është diçka më ndryshe. Dhe më pas edhe ekipet kombëtare. Unë jam afruar tek ekipi i parë që në moshën 17-vjeçare. Pas një viti që kam luajtur me ekipin e U-19-ës kam veshur menjëherë fanellën e ekipit të parë. Më pas kam luajtur me skuadra me emër jashtë Superiores. Me ekipin përfaqësue­s kam luajtur kundër shumë emrave të mirënjohur. Për mua ka qenë përherë kënaqësi që jam vlerësuar nga qyteti im, por edhe më gjerë. Për mua kanë një meritë të madhe familja në radhë të parë dhe më pas të gjithë trajnerët. Në takimet me Tiranën edhe atëherë kur ne kemi dalë kampionë për herë të fundit në 2001, por edhe në finalen e Kupës të fundit të fituar nga Vllaznia në 2008, kemi pasur përherë emocione të forca dhe përherë luftë sportive të fortë që është shoqëruar me spektakël. Sa herë që ka përballje të tilla "klasike", ne kujtojmë ato takimet që kemi pasur ndër vite, që kanë qenë mjaft përcaktues­e si për ne apo edhe për Tiranën. I tillë ka qenë edhe viti 2008-2009. Të tilla takime të rikujtojnë përherë emocionet që kemi përjetuar si para, gjatë dhe pas çdo takimi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania