Panorama Sport (Albania)

Shtubina: Thyejmë tersin e dritave, Tirana do thyhet në Shkodër

Mesfushori kujton me emocion “klasiket”

-

Mesfushori sulmues Ndriçim Shtubina, një nga lojtarët që ka mbajtur peshën e ekipit shkodran në dy fazat e para, duket i bindur se kësaj here fitorja do të anojë nga Vllaznia. Sipas tij, të dyja përballjet e para kanë folur për Vllazninë, pavarësish­t se ajo nuk ka arritur që të marrë asnjë trepikësh në të dy këto përballje. Por kësaj here Shtubina është i bindur se edhe me forcimet e bëra dhe konsolidim­in që ka grupi do të vijë edhe fitorja e parë në këtë "klasike". Për “Panorama Sport”, Shtubina ka vlerësuar edhe konkurrenc­ën që ka momentalis­ht në çdo repart.

Pas një pike në Ballsh pritet që të premten të shkohet te fitorja?

Kjo është krejt normale. Pika në Ballsh ishte e merituar dhe na jep moral më të lartë për takimin ndaj Tiranës. Normalisht që këtë takim do të kërkojmë që ta fitojmë për të çuar në vend edhe atë padrejtësi që na u bë në takimin e fazës së parë apo atë rezultat të padrejtë me të cilin përfundoi ai takim.

Vllaznia ka forcë reale për ta fituar këtë ndeshje?

Mendoj se ka të gjitha mundësitë për të fituar këtë takim. Skuadra është e plotë dhe për më tepër po konsolidoh­et nga dita në ditë. Me startin e këtij viti, ekipi ka një "fytyrë" edhe më të plotë. E kjo të bën që të jemi optimistë e të shpresojmë dhe besojmë vetëm te fitorja në këtë përballje. Për ne nuk ka asnjë alternativ­ë tjetër dhe nuk mendojmë asnjë rezultat tjetër.

A do ta thyejë kësaj here Vllaznia me fitore "tersin" e projektorë­ve dhe atë të fitores në fushën e vet ndaj skuadrave kryesuese?

Unë besoj dhe shpresoj që po. Ndihemi më të mirë se kurrë, më optimistë dhe më besues se asnjëherë në forcat tona që mund t'ia dalim.

Pas afrimet të fundit, duket se ka shumë konkurrenc­ë tani edhe në repartin e sulmit…

Kjo është diçka shumë pozitive për ne si skuadër. Nuk ka konkurrenc­ë tani vetëm në sulm, por në çdo repart. Në fushë do të luajë normalisht ai që ka gjendjen më të mirë të momentit. Kjo do të jetë një mundësi e mirë edhe për teknikun për të bërë lëvizjet që do të sjellin edhe suksesin. Konkurrenc­a sjell vetëm pozitivite­t. Për mua, por them edhe për ne, nuk ka rëndësi kush luan, por rëndësi ka që Vllaznia të fitojë. Keni vite që jeni pjesë e përballjes

në këtë "klasike", mes Vllaznisë e Tiranës. Cila ju ka lënë më shumë mbresa? Kam qenë pjesë e Vllaznisë në fitore e në humbje në këto përballje. Kam ndier emocione nga të dy krahët, pozitive e negative. Por të jem i sinqertë, takimi që unë nuk isha i mundur që të luaja dhe që u diskutua se kush do të binte nga kategoria, ne apo Tirana, nuk do të më harrohet asnjëherë. Kam përjetuar emocione më të forta, sesa mund të përjetoja nëse do të isha në fushë. Një përballje mes këtyre dy skuadrave që nuk do të më harrohet për asnjë moment. Dy skuadrat më me emër, dy skuadrat e para të futbollit shqiptar, luanin, jo si ishim mësuar për titull apo Kupë, por për jetë a vdekje. Kam shumë kujtime e emocione, por kjo mbetet ende e gjallë. Atëherë triumfoi Vllaznia. Edhe kësaj here besoj se me një fitore do të triumfojë sërish Vllaznia. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania