Panorama Sport (Albania)

Gripi, Ngo rrezikon Vllazninë

Tjetër humbje për bardheblut­ë, Egbo mendon planin “B” me Muçin si qendërsulm­ues

- OLSI AVDIAJ

Lojtari më i mirë në fushë dhe që krijoi më shumë polemika ndaj Teutës, Majkëll Ngo, rrezikon sfidën me Vllazninë. Një gjendje gripale ka bërë që anglezi të mos stërvitej dje me skuadrën, duke habitur të gjithë në fushën e lojës. Futbollist­i mësohet se ka punuar i diferencua­r, por gjasat janë që ai të mos luajë në sfidën me Vllazninë. Edhe pse te bardheblut­ë nuk e thonë, Ngo mund të mos jetë titullar në sfidën me shkodranët. Në fakt, në tri sfidat e fundit bardheblut­ë kanë humbur nga një lojtar për shkak të gripit. I pari ishte Kristi Vangjeli që para takimit me Luftëtarin u bë për spital dhe u desh ndërhyrja me serume që lojtari të bëhej mirë. Zëvendësue­si Tefik Osmani që luajti në kampionat, u bë "pelte" një ditë më pas dhe nuk luajti në Fushë-Krujë kundër Kastriotit. Në fundjavën që lamë pas ai që e pësoi ishte Erjon Hoxhallari. Lojtari ishte me gjendje gripale dhe në vend të tij luajti Ismajlgeci. Majkëll Ngo është futbollist­i i katërt që bëhet keq nga gripi. Gjithsesi, stafi shpreson, por nuk rri pa punuar dhe në vend të Ngosë po mendohet zëvendësue­si.

Plani B - Emanuel Egbo ka vendosur që nëse Ngo nuk luan në vend të tij të aktivizohe­t Ernest Muçi. Futbollist­i është gati dhe në hierarki është

zëvendësue­si i Ngosë në fushën e lojës. Veç Ngosë, Emanuel Egbo me shumë mundësi do të aktivizojë të njëjtën skuadër fituese si takimet e fundit. Dilema e vetme është fakti nëse do të jetë Hoxhallari apo Ismajlgeci titullar në mbrojtje, ndërsa pjesa tjetër e

grupit është e plotë. Muça, Vangjeli dhe Doka janë të konfirmuar, ashtu si edhe Batha, Çelhaka, Kobina, Kale dhe Torasa. Bardheblut­ë kanë fituar këtë sezon në Shkodër 0-2 dhe shpresojnë që edhe këtë takim gjërat të përsëriten për mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania