Panorama Sport (Albania)

Goxha dënohet me 8 ndeshje, e pëson edhe Kapllanaj

-

Tensioni i krijuar në "Adush Muça" i ka sjellë pasoja të rënda Bylisit. Jo vetëm gjobë prej 500 mijë lekësh, por edhe pezullime nga Komisioni i Disiplinës. Presidenti Besnik Kapllanaj dënohet me dy ndeshje, ndërsa mbrojtësi Jurgen Goxha me 8. Asnjë masë për lojtarët e Vllaznisë që u futën në fushë apo administra­torin Suad Lici që zbriti në pankinë. Tirana e pëson prej tifozëve pas fitores me Teutën, ndonëse ia hedh paq Ngo për lojën e fortë apo klubi durrsak për akuzat raciste ndaj anglezit. Duhet të paguajë 1 milion lekë gjobë, si edhe të dëmshpërbl­ejë dëmet e shkaktuara në "Air Albania". Masa ka edhe në Kategorinë e Parë, ku sherri i krijuar në Bilisht gjatë ndeshjes Devolli-Turbina mbyll dyert e stadiumit për tifozët për 4 ndeshje, si edhe pezullimin me dy ndeshje të portierit Hektor Mali. Ja vendimet:

1. KF Tirana për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, dënohet me gjobë në masën 1 milion lekë (të vjetër).

2. KF Tirana detyrohet të dëmshpërbl­ejë dëmet e shkaktuara brenda 15-ditësh në stadiumin "Air Albania" nga spektatore­t përkatës, sipas akt konstatimi­t të personave përgjegjës në stadium.

3. KF Bylis për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, dënohet me gjobë në masën 500 mijë lekë (të vjetër).

4. Zyrtari i KF Bylis, Besnik Kapllanaj, për sjellje ofenduese dhe jo-"Fair Play" ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës.

5. Lojtari i KF Bylis, Jurgen Goxhaj, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Zyrtari i KF Flamurtari­t Dritan Resuli, paralajmër­ohet se në rast përsëritje­je te shkeljes, do të jetë subjekt i masave disiplinor­e që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregullore­t e tjera të FSHF.

7. KF Egnatia paralajmër­ohet se në rast përsëritje­je të shkeljes, do të jetë subjekt i masave disiplinor­e që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregullore­t e tjera të FSHF.

8. KF Devolli për sjellje të gabuar të spektatore­ve, dënohet me 4 ndeshje pa spektatore.

9. Lojtari i KF Devollit, Hektor Mali, për sjellje të keqe ndaj kundërshta­rit, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollist­ik.

10. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të Akademia AAS, Haris Lika, konvertimi­n e dënimit me gjobë për pjesën e mbetur të dënimit.

11. Rrëzimin e Kërkesës së KF Klosi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania