Panorama Sport (Albania)

Aleksi: E mund ish-skuadrën, ndaj Tiranës s’duhet të gabonim

Mesfushori i Teutës rigjen Luftëtarin, por këtë herë si kundërshta­r

- Zamir Qypi

Nga vera e vitit 2015 dhe deri në maj 2019, Albano Aleksi ka mbajtur veshur fanellën e Luftëtarit. Pasi u afirmua në Kategorinë Superiore me gjirokastr­itët, duke u bërë një prej mesfushorë­ve më të mirë të kampionati­t, pranoi ofertën e Teutës për të vazhduar karrierën. Aleksi është aktualisht një titullar i padiskutue­shëm te durrsakët dhe në prag të ndeshjes me Luftëtarin, ai flet për “Panorama Sport” mbi ecurinë e Teutës, humbjen me Tiranën dhe vazhdimësi­në në kampionat. Kur kanë kaluar disa ditë nga ndeshja me Tiranën. Çfarë mendoni se nuk shkoi në atë takim?

Një gol e dhuruam, por këto gjëra ndodhin në futboll. Kemi zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë, ku pavarësish­t gabimeve të arbitrit, edhe pse me një lojtar më pak, sërish kishim mundësi të barazonim. Megjithatë, duhet të shohim përpara dhe të fokusohemi

te ndeshja e radhës.

Prisni Luftëtarin, aty ku luajtët për katër sezone. I trembeni kësaj sfide?

E vlerësoj në maksimum këtë ndeshje, pasi ka një specifikë të veçantë dhe mendoj se është nga më të vështirat për t’u fituar.

Shpresojmë që të dalim me tri pikët. Besim kemi, pasi edhe Luftëtari nuk po kalon një moment të mirë. Për mua ndaj Luftëtarit është gjithmonë një sfidë e veçantë, pasi atje kam kaluar katër vite të mrekullues­hme. Megjithatë, jam profesioni­st dhe si pjesë e Teutës më duhet të bëj maksimumin. Mënyra se si u larguat nga Gjirokastr­a mund të jetë kjo një motiv më tepër për të luajtur sa më mirë?

Te Luftëtari ka qenë një periudhë shumë e mirë për mua si futbollist dhe këtë nuk e mohoj dhe as nuk

do ta harroj kurrë. Tani jam në tjetër ekip, sepse ky është profesioni im. Dua që me Teutën të shkoj në nivele sa më të larta.

Do të donit që të shënonit në këtë takim?

Patjetër që do të doja shumë të shënoja, edhe pse do të më vinte keq për Luftëtarin. Unë do të bëj më të mirën time për Teutën. Nëse realizoj të shtunën, nuk do të festoj, sepse kam shumë respekt për ekipin dhe qytetin e Gjirokastr­ës.

Fitorja është detyrim në këtë takim?

Ne të gjithë jemi optimistë për sfidën e së shtunës, pasi duam të kthehemi te fitorja. Luftëtari, edhe pse është në pozita të vështira, mund të them që ka ekip të mirë. Nuk kanë dallime me të tjerët, pavarësish­t gjendjes që po kalojnë. Si e shikoni ecurinë e Teutës pas 20 javëve të luajtura dhe deri ku mund të shkojë kjo skuadër?

Teuta ka një grup të mirë dhe në vazhdimësi do të bëjmë një sezon shumë dinjitoz, qoftë në kampionat dhe Kupë, për të arritur objektivat që klubi na ka vënë. Rëndësi ka që te skuadra është rikthyer mendësia e të fituarit.

 ??  ?? Aleksi në duel me Torasën
Aleksi në duel me Torasën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania