Panorama Sport (Albania)

Bruno Dita zbulon prapaskena­t: Isha më pranë Teutës

“Kisha kontakte edhe me Tiranën, ja kush më frymëzon”

- LLAZI SARO

Humbja në Laç ka lënë shije të hidhur në Korçë. Te Skënderbeu janë të bindur që nuk e meritonin humbjen në atë transfertë, por në të njëjtën kohë e dinin që arbitri nuk do t’ua jepte kurrë atë penallti. Të njëjtin opinion ndan edhe Bruno Dita, i cili evidenton se ai episod ndikoi në vazhdimësi­në e ndeshjes. Sipas kapitenit të bardhekuqv­e, edhe mungesa e Krasniqit bëri të veten, ndonëse u munduan që me Gripshin të bënin më shumë. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, mesfushori tregon të vërtetën e merkatos dhe flirtin me Tiranën e Teutën.

Tani që kanë kaluar dy ditë nga ndeshja në Laç, çfarë mendon Dita për penalltinë e padhënë?

Të them të drejtën, jo vetëm tani që pamë pamjet të cilat na e forcuan më shumë opinionin, por edhe në fushë ishim të bindur se ishte penallti. Tërheqja ndaj Dajës ishte e pastër dhe lojtari iu var me të dyja duart. Ishte evidente që kishim të bënim me një 11metërsh të pastër, por nuk u dha dhe mendoj se është një episod që ndikoi te vijimësia e takimit.

Po në fushë, çfarë ju thanë arbitrat, kur protestuat pas atij rasti?

Këtë herë nuk është se protestuam shumë. Kërkuam vendimin e drejtë, por u duk qartë se arbitri ishte i vendosur për të mos e dhënë penalltinë. Në

kushtet kur duket se nuk do ta japë, është e pakuptimtë të protestosh shumë pasi ndikon për keq. Menduam se ishte më mirë të qetësohesh­im dhe të mos dilnim nga vetja.

A mund të bënit më tepër në një transfertë të tillë, çfarë ndikoi tjetër që dolët pa pikë?

Të them të drejtën, kishim mundësi të bënim akoma më shumë nga sa bëmë. Duhet të ishim më të përqendrua­r në disa momente të takimit. E them këtë, pasi patëm çaste shpërqendr­imi. Gjithsesi, u duk se në fushë na mungoi mjaft Krasniqi. Për ne është një pikë referimi. U munduam të

luanim me Gripshin si “9” fals, por nuk ishim aq efikasë në shfrytëzim­in e zonave të lira që krijoheshi­n në fushë.

Duke llogaritur një largim të mundshëm të Bregut, deri ku mund të shkojë ky Skënderbe me grupin aktual?

Ne do të vazhdojmë të punojmë me kokën poshtë dhe të përqendrua­r në objektivin tonë. I qëndrojmë faktit se kemi mjaft cilësi në ekip dhe normalisht potenciali­n që të synojmë më shumë. Do të mundohemi që të përfundojm­ë sezonin në pjesën e sipërme të renditjes, duke

kapur edhe zonën europiane. Më pas klubi do të shohë se çfarë do të bëhet me çështjen e dënimit. Por që ne duhet të bëjmë punën tonë. Për sa i përket Bregut, dihet se sa element i rëndësishë­m është për ne. Dihen cilësitë e Dejvit dhe unë i uroj që të ecë mbarë dhe ta përfundojë me sukses transferim­in.

Në janar u përfol shumë edhe largimi juaj, por më pas vendosët të qëndronit. Na thoni me sinqeritet, keni qenë më pranë Tiranës apo Teutës?

Të them të drejtën, kam qenë në bisedime me të dyja ekipet, si me Tiranën, ashtu edhe me Teutën. Mund të them se me Teutën ka qenë çështja në një fazë më të avancuar dhe më shumë konkrete. Por më pas vendosa që të qëndroja në Korçë te Skënderbeu dhe ja ku jam. Vendosa që ta respektoja kontratën me klubin deri në fund.

Po mbani shiritin e kapitenit, a e ndieni se duhet të merrni më tepër përgjegjës­i?

Nuk do të thosha se është vetëm ndjesi, por edhe përgjegjës­i. Normalisht unë përgjegjës­itë e mia i kam marrë gjatë gjithë kohës edhe kur nuk kam pasur shiritin e kapitenit, por tani është ndryshe. Ky shirit të obligon për më shumë, sidomos kur sjell në mend se e kanë mbajtur shumë lojtarë të mëdhenj që kanë dhënë shumë për këtë fanellë.

Cili është lojtari që ju frymëzon në futbollin botëror?

Dikur frymëzohes­ha nga Françesko Toti, ndërsa tani mundohem të ndjek shembullin e Ronaldos. Jo për nga cilësitë, pasi nuk kam asnjë prej cilësive sportive që ai ka, por në përkushtim. Ai është dëshmia më e mirë se me punë dhe stërvitje arrihet gjithçka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania