Panorama Sport (Albania)

11 gola në 3 ndeshje, Luftëtari rikthen trajnerin e portierëve

- Tomor Shehu

Luftëtari në harkun e dy javëve ka pësuar 11 gola, nga të cilët 8 në kampionat dhe 3 në Kupë. Statistikë kjo që shënjestro­n pa dyshim portierët. Kur dihet që rreziku për të rënë sa vjen edhe shtohet, klubi më në fund ka menduar që të marrë përgatitës për mbrojtësit ekstremë. Drejtuesit kanë rikthyer Dritan Kristidhin, i cili në fakt është edhe trajneri i fundit me të cilin kanë marrë një fitore në elitë. Ka qenë insistimi i Nikolin Çoçllit, që ka sjellë këtë lëvizje dhe rrjedhimis­ht plotësimin e stafit teknik. Tashmë trajneri dhe ndihmësi i tij Novi do të jenë më të përqendrua­r për të punuar taktikisht dhe fizikisht me grupin, ndërsa portierët do të jenë totalisht në duart e Kristidhit, që është edhe trajner i portierëve të Shqipërisë U-17. Një javë më parë tekniku i bluzinjve u shpreh kështu për këtë çështje: “U kam kërkuar drejtuesve gjetjen e përgatitës­it të portierëve, pasi vetëm kështu kompletohe­t stafi. Përgatitës­i i portierëve, e thënë shkurt, është staf më vete. Është ai që vendos para ndeshjes se cili portier do të luajë”. Të vetëdijshë­m për koeficient­in e lartë të vështirësi­së që paraqet ndeshja me Teutën, gjirokastr­itët dje realizuan dy seanca stërvitore. Paradite punuan në palestër, ndërsa në orën 15:00 zbarkuan në Fushën e Vjetër, kur për 120 minuta kryen ushtrimet e zakonshme dhe lojë me top. Për javën e 21-të, Luftëtarit do të ketë mungesa dhe rikthime. I gatshëm është qendërmbro­jtësi Franc Lala, ndërkohë mbrojtësi i majtë Jurgen Dushkaj është i pezulluar dhe mesfushori Kliti Qato nuk është rikuperuar ende nga dëmtimi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania