Panorama Sport (Albania)

I vetëm pa shtëpi, por Kukësi bën namin me pikët

Janë “kampionë” si pritës, ndonëse 10 ndeshje i kanë luajtur në 3 stadiume

- Skerdilaid Sulozeqi

Kukësi ka pasur ulje-ngritje të mëdha në këtë sezon, megjithatë vazhdon të udhëheqë kampionati­n. Ata kanë sfiduar më së miri edhe mungesën e një stadiumi. Edhe pse nuk luajnë në qytetin e tyre dhe larg tifozëve, kjo nuk i ka penguar që të marrin rezultate për t’u admiruar. Edhe pse janë skuadra e vetme pa shtëpi në Kategorinë Superiore, po bëjnë namin me pikët si pritës. Në 10 ndeshje të zhvilluara, ata kanë grumbullua­r 23 pikë nga 38 që janë në total. Vetëm një humbje e pësuar dhe 2 barazime mund të quhen “gabimet” e vetme.

Me 7 fitore të marra, kanë të drejtë që të krenohen. Kukësi është “kampion” në këtë drejtim, ndonëse në të njëjtën kuotë pikësh janë edhe Tirana me Teutën. Por ka një ndryshim të madh që u jep kredite verilindor­eve, pasi si Tirana ashtu edhe

Teuta luajnë në shtëpinë e tyre dhe mbi të gjitha kanë tifozët në krah. Këtë javë verilindor­ët do të presin Laçin e vendit të 4-t në “Elbasan Arena” dhe nëse arrijnë të fitojnë, do të ishte një sukses i vërtetë sa i përket garës dhe rrugës drejt titullit.

“SHTËPITË” E KUKËSIT

Shtëpia e Kukësit gjatë këtij sezoni ka qenë “Elbasan Arena”. Nga 10 takime të mundshme, 7 prej tyre ekipi i trajnerit Shpëtim Duro i ka zhvilluar në Elbasan, dy të tjera në “Roza Haxhiu” dhe një tjetër në “Air Albania”. Pesë takimet e para verilindor­ët i zhvilluan në Elbasan, por nga 23 tetori u zhvendosën në Lushnjë. Ishte një zgjedhje e detyruar, pasi do të ndërrohej tapeti. E në fakt u eci mbarë, pasi në stadiumin “Roza Haxhiu” i fituan të dyja takimet që luajtën, 4-1 ndaj Luftëtarit

dhe 1-0 me Flamurtari­n. Takimi kundër vlonjatëve ishte i fundit në këtë impiant. Një dëmtim që pësoi Kristal Abazaj i mërziti shumë drejtuesit e Kukësit. Fusha ishte në gjendje të keqe, madje sipas verilindor­ëve, tapeti ishte vendosur në beton. Nëse ekipi do të luante në një fushë tjetër me bar, anësori nuk do të ishte dëmtuar. Në këtë forme, u vendos që ekipi të largohej. Fusha e stadiumit në Lushnjë ishte e rrezikshme për dëmtimet, po aq sa “Zeqir Ymeri” në të shkuarën. Duhet thënë që klubi ka shpenzuar jo pak në “migrim”. Në 10 ndeshjet e zhvilluara si pritës, i kanë kushtuar plot 50 milionë lekë të vjetër. Kujtojmë që në “Elbasan Arena” kanë dhënë 5 milionë për takim, 1 milion ka qenë kostoja në “Roza Haxhiu” dhe rreth 13 milionë në “Air Albania”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania