Panorama Sport (Albania)

Asnjë fitore në 20 javë, vetëm një ekip armen rivalizon Flamurtari­n

Rekord negativ, më keq se sot vlonjatët nuk kanë qenë kurrë

-

Flamurtari po regjistron këtë sezon një rekord negativ historik që nga themelimi i tij si klub. Vlonjatët nuk kanë shijuar ende asnjë fitore në 20 javë kampionat, diçka e padëgjuar më parë për një skuadër me emër të madh në Shqipëri. Në një kohë që kanë humbur shpresat se mund të qëndrojnë në Kategorinë Superiore, duke qenë se pas 20 javësh kampionat është 26 pikë larg nga vendi i shtatë që mbijeton në elitë, tashmë në Vlorë duan që të mos futen në histori si skuadra që nuk mori dot një fitore brenda një kampionati të tërë. Deri më tani, Flamurtari ka marrë 6 barazime dhe 14 humbje. Të gjitha pikët e grumbullua­ra i ka në ndeshjet në shtëpi, por fakti që nuk njeh ende shijen e fitores, është një rekord historik negativ i pandodhur më parë te vlonjatët. Nëse bën një vëzhgim për të gjetur një rast të ngjashëm me Flamurtari­n në kampionate­t e Europës, në 55 të tillë që janë anëtarë të UEFA-s, më keq se vlonjatët janë ekipi i Jerevanit në Armeni. Kjo skuadër, pas 15 javësh kampionat, ka regjistrua­r po kaq humbje, pra me zero pikë dhe duke qenë në garë vetëm formalisht.

Tashmë në Vlorë përpara se të shohin ëndrra për mbijetesën, së pari duhet të gjejnë një ndeshje ku mund të marrin tri pikë. Ndërkohë, edhe pse rënia një kategori më poshtë është më pranë së kurrë, shqetësimi më i madh mbetet e ardhmja. Strategjia e klubit për të ringritur skuadrën është më e rëndësishm­ja në këtë moment kaosi.

SITUATA - Rikthehet pranë skuadrës trajneri brazilian, Marcelo Troisi. Pas dy ditëve larg Flamurtari­t, dje Troisi ka marrë sërish situatën nën kontroll, duke vazhduar përgatitje­t në prag të ndeshjes me Partizanin. Në fakt, u përfol

për një largim të trajnerit për shkak se nuk u zgjidh çështja e federimeve. Troisi do të vijojë të qëndrojë në krye të pankinës së Flamurtari­t, por se sa do të zgjasë kjo aventurë mbetet për t'u parë. Mund të duket e çuditshme, por në Vlorë kanë ende shpresë për federimin e lojtarëve, edhe pse merkatoja

zyrtarisht u mbyll më 31 janar. Burime pranë klubit konfirmojn­ë se po mbahen kontakte me avokatin e rumunit Sirgi, pasi pretendohe­t se lojtari është paguar. Kësisoj, emra si Bruno Lipi, Uelder Kosta, Indio Oliveira dhe Lukas Ramos, vijojnë të stërviten me kuqezinjtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania