Panorama Sport (Albania)

Laçi, supergol në sytë e Menez

Shqiptari zhvlerësoi dopietën e ish-yllit të Romës e Milanit, mposht Parisin me Azhakso

- OLSI TUJANI

Zheremi Menez ka shënuar dopietë, por skena i ka takuar ish-mesfushori­t të Shpresave të Shqipërisë. Qazim Laçi, me një eurogol me të majtën, ka bërë që skuadra e tij Azhakso të dalë me tri pikë nga ndeshja përballë Paris Fc. Në Ligën e Dytë franceze, mesfushori kuqezi ka lënë gjurmë edhe pse në fushë ka qenë ish-ylli i Romës dhe Milanit, Zheremi Menez.

EUROGOLI

Mesfushori shqiptar, Qazim Laçi, ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen ndaj Paris FC, e vlefshme për javën e 23-të të Ligës së Dytë franceze. Laçi, në të shkuarën e tij ka qenë edhe kapiten i ekipit U-21 të Shqipërisë, ndërkohë që me gjithë formën e mirë në vazhdimësi, nuk e gjen veten në Kombëtaren A. Mesfushori i Azhakso ka realizuar golin e dytë për ekipin e tij, në fitoren 2-3 në transfertë ndaj skuadrës së Zheremi Menez. Mesfushori 24-vjeçar shqiptar e ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 24-t me një goditje fluturimth­i nga jashtë zone. Një top në kufijtë e zonës goditet në ajër me të majtën nga futbollist­i me origjinë nga Peshkopia, që u jep avantazhin e përkohshëm miqve, 1-2. Për Laçin, ky ishte goli i tretë në kampionat dhe një

tjetër e ka realizuar në Kupë.

DOPIETA E MENEZ

Zheremi Menez e barazoi takimin me një penallti në minutën e 11-të, teksa për miqtë pati shënuar El Idrizi në të shtatën minutë. Pas avantazhit nga goli i Laçit, Paris Fc barazon me golin e dytë personal të Menez, 2-2 në minutën e 42-të. Për skuadrën e Laçit, shënoi Jallou në të 86ën minutë për 2-3. Azhakso gjendet në vendin e tretë, katër pikë më pak sesa Lens.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania