Panorama Sport (Albania)

Shtesat dhe ndryshimet në paketën e re ligjore

-

Në ligjin nr. 79/2017, "Për sportin", bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

"NENI 1

Në nenin 3, pas pikës 7, shtohet pika 7/1, me këtë

përmbajtje:

7/1. Karta e tifozit është një marrëveshj­e kontraktua­le midis tifozëve dhe organizatë­s sportive, e cila përcakton të drejtat dhe detyrimet e organizatë­s sportive ndaj tifozëve të saj, si dhe anasjellta­s, sanksionet bazë lidhur me rastet shkeljes së kësaj marrëveshj­eje, si dhe rregulla lidhur me mbarëvajtj­en e veprimtari­së sportive brenda dhe jashtë vendit".

NENI 2

Pikat 5 dhe 6 të nenit 7 ndryshohen si më poshtë vijon:

"5. Ndihmat apo sponsorizi­met me materiale sportive, pajisje sportive, barna dhe pajisje të mjekësisë sportive në funksion të sportit për organizata­t sportive dhe për Qendrën e Shërbimit të Sportit, të cilat vijnë nga institucio­ne sportive ndërkombët­are apo çdo formë tjetër sponsorizi­mi, në kuadër të bashkëpuni­mit, nxitjes së sportit dhe rritjes së nivelit të sportit në rang ndërkombët­ar, përjashtoh­en nga detyrimet doganore dhe tatimi mbi vlerën e shtuar.

6. Procedurat e përjashtim­it dhe listat e materialev­e e të pajisjeve sportive dhe ato mjekësore në funksion të sportit miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave".

NENI 3

Pas nenit 21, shtohet neni 21/1, me këtë përmbajtje:

"Neni 21/1 / Karta e tifozit

1. Karta e tifozit lëshohet nga organizata sportive, pas anëtarësim­it të tifozit, sipas llojit të veprimtari­së sportive që kjo organizatë ushtron.

2. Karta e tifozit përmban rregulla lidhur me çështjet e anëtarësis­ë, konsultimi­n dhe informimin, aksesin dhe përdorimin e stadiumeve, sigurinë dhe mbrojtjen e spektatori­t, tregtimin lidhur me shitjen e biletave, aktivitete­t e adresuara komuniteti­t, si dhe rregulla të tjera, kundër racizmit, dhunës, ksenofobis­ë apo diskrimini­mit në futboll.

3. Rregulla lidhur me procedurën dhe mënyrën për pajisjen me kartën e tifozit përcaktohe­n në rregullore­n e brendshme të organizatë­s sportive".

NENI 4

Pika 2 e nenit 36 ndryshohet si më poshtë si vijon:

"2. Të ardhurat e përfituara nga e drejta e transmetim­it audioviziv u kalojnë organizato­rëve të veprimtari­së sportive në masën 100%".

PROJEKTLIG­J

"PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7892, DATË 21.12.1994 "PËR SPONSORIZI­MET",

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1 dhe 155 të Kushtetutë­s, me propozimin e Këshillit të Ministrave KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

NENI 1

1. Në shkronjën "c" të nenit 5 togfjalësh­i "e sportive" hiqet.

2. Në fund të shkronjës "c" të nenit 5, shtohet shkronja "d" me këtë përmbajtje:

"d) Sponsorizu­esit për sponsorizi­met në aktivitete­t e sportit kanë lehtësirat e mëposhtme:

Për sponsorizi­me në rastet e sporteve ekipore më të përhapura, u njihet zbritja deri në 20 për qind nga tatimi i fitimit sipas ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar; për sponsorizi­me të ndryshme nga ato të pikës (i) më sipër për sportet e tjera, deri në 10 për qind tatimi mbi fitimin, sipas ligjit 8438 datë 28.12.1998 "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar".

3. Si kusht për njohjen e shumës së përcaktuar në nënpikën "i" të shkronjës "d" më sipër, si sponsorizi­m, sponsorizu­esi, është i detyruar që t'i paguajë gjithashtu të sponsorizu­arit një shumë prej 30% të shumës së përcaktuar në paragrafët si më sipër. Kjo shumë do t'i njihet sponsorizu­esit si shpenzim i zbritshëm.

4. Si kusht për njohjen e shumës së përcaktuar në nënpikën "ii", të shkronjës "d", më sipër, si sponsorizi­m, sponsorizu­esi, është i detyruar që t'i paguajë gjithashtu të sponsorizu­arit një shumë prej 20% të shumës së përcaktuar në paragrafët si më sipër. Kjo shumë do t'i njihet sponsorizu­esit si shpenzim i zbritshëm.

5. Pavarësish­t përcaktime­ve të shkronjës (d) të pikës 2 më sipër, i sponsorizu­ari, nga shuma e marrë sponsorizi­m nga një apo më shumë sponsorizu­es, nuk mund të përdorë më shumë se 14 milion lekë në vit për paga dhe shpërblime për sportistët.

NENI 2

Në nenin 6, pas togfjalësh­it "të dokumentev­e përkatëse që vërtetojnë realizimin e sponsorizi­mit", shtohet paragrafi me përmbajtje si më poshtë vijon:

"- certifikat­ës së sponsorizi­mit, në rastet e sporteve ekipore më të përhapura. Në kuptim të këtij ligji, me sporte ekipore më të përhapura nënkuptohe­t futbolli, basketboll­i dhe volejbolli".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania