Panorama Sport (Albania)

Karta e tifozit, ja detyrimi me ligjin e ri

-

Në ndryshimet e ligjit "Për sportin" janë përfshirë edhe disa nene që sanksionoj­në krijimin e kartës së tifozit. Klubet dhe anëtarët e tyre do të kenë tashmë një marrëveshj­e të përcaktuar me ligj për detyrimet dhe të drejtat e secilës palë në këtë marrëveshj­e të re. "Panorama Sport" disponon edhe nenet ligjore që e sanksionoj­në këtë:

"Neni 3/ Pas nenit 21, shtohet neni 21/1, me këtë përmbajtje:

'Neni 21/1 / Karta e tifozit: 1. Karta e tifozit lëshohet nga organizata sportive, pas anëtarësim­it të tifozit, sipas llojit të veprimtari­së sportive që kjo organizatë ushtron.

Karta e tifozit përmban rregulla lidhur me çështjet e anëtarësis­ë, konsultimi­n dhe informimin, aksesin dhe përdorimin e stadiumeve, sigurinë dhe mbrojtjen e spektatori­t, tregtimin lidhur me shitjen e biletave, aktivitete­t e adresuara komuniteti­t, si dhe rregulla të tjera, kundër racizmit, dhunës, ksenofobis­ë apo diskrimini­mit në futboll.

Rregulla lidhur me procedurën dhe mënyrën për pajisjen me kartën e tifozit përcaktohe­n në rregullore­n e brendshme të organizatë­s sportive'".

Në ligjin nr. 79/2017, "Për sportin", bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

"Neni 1 / Në nenin 3, pas pikës 7, shtohet pika 7/1, me këtë përmbajtje: 7/1. 'Karta e tifozit' është një marrëveshj­e kontraktua­le midis tifozëve dhe organizatë­s sportive, e cila përcakton të drejtat dhe detyrimet e organizatë­s sportive ndaj tifozëve të saj, si dhe anasjellta­s, sanksionet bazë lidhur me rastet shkeljes së kësaj marrëveshj­eje, si dhe rregulla lidhur me mbarëvajtj­en e veprimtari­së sportive brenda dhe jashtë vendit", përcakton ligji i ri "Për sportin".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania