Panorama Sport (Albania)

PROJEKTLIG­J/ “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7892, DATË 21.12.1994 “PËR SPONSORIZI­MET”, TË NDRYSHUAR

- NENI 6/3 / Aplikimi

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1 dhe 155 të Kushtetutë­s, me propozimin e Këshillit të Ministrave

NENI3

Pas nenit 6 shtohen nenet 6/1, 6/2, 6/3, 6/4, 6/5

dhe 6/6 me këtë përmbajtje: NENI 6/1 (Sponsorizi­mi për sportet

ekipore më të përhapura)

1. Çdo sponsorizu­es, i cili realizon një sponsorizi­m në një nga sportet ekipore më të përhapura, mund të përfitojë lehtësi tatimore të parashikua­ra në këtë ligj, deri në masën e përcaktuar në certifikat­ën e sponsorizi­mit.

2. Çdo shoqatë sportive, klub sportiv ose federatë sportive që ushtron aktiviteti­n e saj në një nga sportet ekipore më të përhapura, (këtu e në vijim aplikuesi), mund të jetë subjekt i një sponsorizi­mi sipas kuptimit të dhënë në këtë ligj. Aplikuesi ka të drejtë të aplikojë për t’u pajisur me certifikat­ën e sponsorizi­mit duke ndjekur rregullat dhe procedurat, si dhe të plotësojë dokumentet dhe kriteret që përcaktohe­n në këtë ligj.

NENI 6/2 (Kriteret dhe detyrimet)

1. Aplikuesi ka të drejtë të përfitojë nga sponsorizi­mi sipas këtij ligji, nëse përmbush këto kritere:

a) merr pjesë ose ka të drejtë të konkurrojë në nivel amator ose profesioni­st sipas përcaktimi­t të bërë në ligjin nr. 79/2017 datë 27.04.2017 “Për Sportin”;

b) ushtron veprimtari­në sipas legjislaci­onit në fuqi për sportet, prej të paktën 1 viti; c) nuk ka detyrime tatimore të pashlyera; ç) nuk ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën e tatim-taksave;

d) ka përmbushur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga legjislaci­oni për sigurimet shoqërore të vitit të fundit financiar;

dh) nuk është objekt i procedurav­e të falimentim­it dhe/ ose likuidimit apo ndonjë procedure tjetër të ngjashme; e) nuk është pezulluar me vendim gjykate.

2. Për të përfituar lehtësitë tatimore sipas parashikim­eve të këtij ligji, sponsorizu­esi duhet të përmbushë këto kritere: a) nuk ka detyrime tatimore të pashlyera; b) ka përmbushur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga legjislaci­oni për sigurimet shoqërore të vitit të fundit financiar;

c) nuk është objekt i procedurav­e të falimentim­it dhe/ ose likuidimit apo ndonjë procedure tjetër të ngjashme;

3. Përveç kritereve të pikës 2 më sipër, sponsorizu­esi duhet:

a) të paraqesë një deklaratë në të cilën angazhohet të japë sponsorizi­m për shoqatën sportive, klubin sportiv ose federatën sportive që kërkon mbështetje financiare;

b) pas lëshimit të certifikat­ës së sponsorizi­mit, të transferoj­ë shumën e treguar në certifikat­ë;

c) pas transferim­it të shumës së sponsorizi­mit, njofton organet tatimore përgjegjës­e në përputhje me legjislaci­onin tatimor në fuqi.

ç) transferon të paktën 75% të shumës së deklaruar për sponsorizi­m, gjatë vitit kur sponsorizi­mi është miratuar.

4. Sponsorizi­met në favor të sporteve ekipore më të përhapura, duhet të destinohen për:

a) evidentimi­n e talenteve dhe zhvillimin e sportistëv­e të rinj; b) mbulimin e shpenzimev­e të stafit sportiv; c) përmirësim­in dhe rinovimin e pasurive të luajtshme që i shërbejnë për aktiviteti­n sportiv;

ç) zhvillimin dhe përmirësim­in e infrastruk­turës sportive; d) shpenzimet që kanë të bëjnë me trajnimin; ose

dh) mbulimin e shpenzimev­e që rrjedhin nga organizimi i garave sportive.

1. Për përmbushje­n e kritereve në lidhje me aplikuesin, dorëzohet dokumentac­ioni i mëposhtëm:

a) Dokumentac­ionin që vërteton se aplikuesi merr pjesë ose ka të drejtë të konkurrojë në nivel amator ose profesioni­st, sipas përcaktimi­t të bërë në ligjin nr. 79/ 2017 datë 27.04.2017 “Për Sportin”;

b) Dokumentac­ionin që vërteton se aplikuesi ushtron veprimtari­në sipas legjislaci­onit në fuqi për sportet, prej të paktën 1 viti;

c) Vërtetimin se aplikuesi ka përmbushur detyrimet në lidhje me pagesat e taksave dhe tatimeve;

ç) Vërtetimin se aplikuesi ka përmbushur detyrimet e sigurimeve shoqërore për vitin e fundit financiar;

d) Vërtetimin se aplikuesi nuk është i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për vepra penale që lidhen me tatim-taksat;

dh) Vërtetimin se aplikuesi nuk është pezulluar me vendim gjykate.

2. Për përmbushje­n e kritereve në lidhje me sponsorizu­esin, dorëzohet dokumentac­ioni i mëposhtëm:

a) Vërtetimin se sponsorizu­esi ka përmbushur detyrimet në lidhje me pagesat e taksave dhe tatimeve;

b) Vërtetimin se sponsorizu­esi ka përmbushur detyrimet e sigurimeve shoqërore për vitin e fundit financiar;

c) Vërtetimin se sponsorizu­esi nuk është objekt i procedurav­e të falimentim­it dhe/ose likuidimit apo ndonjë procedure tjetër të ngjashme.

3. Përveç dokumentev­e të mësipërme, aplikimi duhet të shoqërohet edhe me:

a) Një program mbi zhvillimin e sportit në të cilin të parashikoh­et të paktën, shpërndarj­a e fondeve të sponsorizi­mit gjatë vitit, nevojat për sponsorizi­m të aplikuesit, përfitimet që parashikoh­en të vijnë nga ky sponsorizi­m në favor të sportit ekipor më të përhapur dhe/ose interesit të përgjithsh­ëm.

b) Deklaratën e aplikuesit, me anë të së cilës subjekti merr përsipër dhe garanton vërtetësin­ë e të dhënave të dokumentev­e të paraqitura në aplikim;

c) Autorizimi­n me shkrim nga ana e aplikuesit, me të cilin komisioni apo çdo person i caktuar prej tyre, autorizohe­t për të kryer të gjitha verifikime­t e nevojshme të të dhënave të paraqitura në materialet e aplikimit;

ç) Vetëdeklar­im se aplikuesi nuk është në një situatë apo rrethanë të konfliktit të interesit.

4. Dokumentac­ioni dhe/ose vërtetimet e kërkuara më sipër, paraqitet në format origjinal ose kopje të noterizuar­a provuese të dokumentac­ionit të kërkuar. Nëse ndonjë nga dokumentet e sipërpërme­ndura nuk lëshohen në shtetin e origjinës, atëherë mjafton një vetëdeklar­im, me shkrim, nga ana e subjektit të huaj të interesuar.

NENI 6/4 (Komisioni përgjegjës për shqyrtimin e aplikimeve)

1. Brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Këshilli i Ministrave miraton me vendim ngritjen e komisionit të përhershëm për shqyrtimin e aplikimit, (këtu e në vijim komisioni), sipas rregullave dhe procedurav­e të përcaktuar­a më poshtë.

2. Komisioni është përgjegjës për pritjen e aplikimit, shqyrtimin e tij, komunikime­t dhe njoftimet me aplikuesit, çdo veprim tjetër të nevojshëm deri në pajisjen me certifikat­ë sponsorizi­mi, si dhe monitorimi­n e sponsorizi­mit.

3. PËRBËRJA E KOMISIONIT a) Komisioni përbëhet nga jo më pak se 5 anëtarë, nga të cilët, të paktën një anëtar është përfaqësue­s i ministrisë përgjegjës­e për financat, një anëtar është përfaqësue­s i ministrisë përgjegjës­e për ekonominë, një anëtar është përfaqësue­s i ministrisë përgjegjës­e për sportin, si dhe dy anëtarë të propozuar nga shoqatat dhe/ose grupet e interesit. Kryetari i komisionit caktohet përfaqësue­si i propozuar nga ministria përgjegjës­e për sportin. Në çdo rast, numri i anëtarëve të komisionit duhet të jetë një numër tek.

b) Vendimi i Këshillit të Ministrave i cili krijon komisionin, përcakton detyrat e komisionit, si dhe mundësinë për të emëruar një sekretaria­t që mund ta asistojë atë. Mbledhjen e parë komisioni e zhvillon jo më vonë se 10 ditë pas krijimit të tij. Mbledhjet e radhës zhvillohen sa herë ka një aplikim, sipas rregullit që komisioni duhet të mblidhet për shqyrtimin e tij brenda 10 ditëve nga dita e paraqitjes së aplikimit.

4. Komisioni merr vendime të vlefshme nëse në mbledhjet e tij marrin pjesë të paktën shumica e anëtarëve dhe për një vendim votojnë “pro” shumica e anëtarëve prezentë. Votimet bëhen të hapura dhe abstenimi nuk lejohet. Në rast të ndarjes në mënyrë të barabartë të votave, vota e kryetarit të komisionit merr vlerë përcaktues­e. Në rast dorëheqjej­e apo largimi të ndonjë anëtari, institucio­ni i cili e ka propozuar merr masa për zëvendësim­in e tij përpara mbledhjes së radhës së komisionit.

5. Nuk mund të marrin pjesë në këtë komision personat që kanë konflikt interesi me aplikuesit, sipas kuptimit të ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalim­in e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksionev­e publike ”, të ndryshuar. Anëtarët e komisionit kanë detyrimin të ruajnë kon f ide n ci a li tetin e përmbajtje­s së aplikimeve.

6. Komisioni ka të drejtë të verifikojë çdo të dhënë ose dokument të paraqitur nga çdo aplikues.

NENI 6/5 (Dorëzimi dhe shqyrtimi i aplikimit)

1. Aplikimet duhet të dorëzohen nga aplikuesit nëpërmjet postës ose dorazi pranë komisionit.

2. Nëse aplikimi plotëson të gjitha kërkesat e mësipërme te këtij ligji, komisioni e pranon aplikimin, dhe ia përcjell atë për miratim ministrit përgjegjës për sportin.

Nëse komisioni konstaton se një aplikim ka mangësi informacio­ni apo dokumentac­ioni, atëherë komisioni informon aplikuesin dhe i jep atij një afat të arsyeshëm për plotësimin e mangësive. Nëse aplikuesi nuk plotëson mangësitë e aplikimit brenda afatit të përcaktuar, komisioni e refuzon aplikimin dhe njofton aplikuesin.

3. Brenda 5 ditëve nga përfundimi i shqyrtimit, komisioni i përcjell ministrit përgjegjës për sportin raportin përmbledhë­s. Raporti përmbledhë­s duhet të përmbajë përshkrimi­n e procedurës së ndjekur, numrin total të aplikimeve të paraqitura, aplikimet e skualifiku­ara apo të refuzuara, si dhe propozimin me aplikimet e pranuara.

NENI 6/6 (Dhënia e certifikat­ës së sponsorizi­mit)

1. Ministri përgjegjës për sportin shqyrton rekomandim­et e komisionit dhe nëse i aprovon ato, brenda 5 ditëve vendos të miratojë certifikat­ën e sponsorizi­mit për aplikuesit, aplikimi i të cilëve është pranuar.

2. Aplikuesit i jepet certifikat­a e sponsorizi­mit vetëm pas dhënies së miratimit nga ministri përgjegjës për sportin.

3. Aplikimi i propozuar refuzohet nëse: Propozimi për dhënien e certifikat­ës së sponsorizi­mit nuk miratohet nga ministri përgjegjës për sportet.

Nga verifikime­t vërtetohet se aplikuesi nuk i plotëson të gjitha kërkesat dhe kriteret e përcaktuar­a në këtë vendim; ose Nga verifikime­t vërtetohet se aplikuesi ka paraqitur informacio­ne, të dhëna apo dokumentac­ione të pavërteta në lidhje me informacio­net, të dhënat apo dokumentac­ionin e kërkuar.

4. Në rast se aplikuesi i propozuar refuzohet, i interesuar­i njoftohet për shkaqet nëpërmjet komisionit”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania