Panorama Sport (Albania)

Derbi Tirana-Partizani në finale, Shënkolli magjik

- Abdulla Dushku

Janë zhvilluar dje në Kamzë katër gjysmëfina­let e Kupës së Shqipërisë për U-17-ën dhe U-19-ën. Te 17-vjeçarët do të kemi një derbi në finale, pasi janë kualifikua­r Tirana dhe Partizani, ndërsa te 19-vjeçarët Tirana do të përballet me Shënkollin, që edhe këtë vit ka befasuar me paraqitjen e tij.

U-17 - Ka shkëlqyer Partizani i Marko Pelinxhit, që mundi Football Republic. Të kuqtë kanë treguar superioret dhe kanë shënuar 2 gola me Dezhgiun, i cili gjithashtu ka humbur edhe një penallti në të 42-tën. Në fundin e takimit Ahmesula shkurtoi diferencën në 2-1. Pati edhe një gol të anuluar për Football Republic dhe pas ndeshjes, në ambientet e jashtme, ka pasur edhe një përplasje mes lojtarëve të dy skuadrave, por kanë ndërhyrë prindërit. Në ndeshjen tjetër, Tirana e Memellit ka qenë super dhe ka shënuar 4 herë ndaj

Shënkollit. Qefalia fitoi penallti pas

4 minutash dhe realizoi po vetë.

Golat e tjerë mbajnë autorësinë e

Nelës, Meçulit dhe Cerenit. Tani derbi në finale.

U-19 - Tirana mundi Dinamon, që mbeti me 10 lojtarë prej minutës së 27-të, kur Koxhaj shkaktoi penallti dhe doli me të kuq.

Skuadra e Devollit e pati të lehtë dhe fitoi 3-0. Kapiteni Stafa realizoi dy gola në pjesën e parë, ndërsa golin e tretë e shënoi Elezi. Shënkolli është befasia e madhe, pasi ka eliminuar Vllazninë në një superndesh­je, ku luajti pa portierin Armando Çili, i cili në minutën e 12-të u ndëshkua me kartonin e kuq për një ndërhyrje të gabuar jashtë zonës. Te shkodranët presioni ka qenë më i madh dhe ndeshja nuk prodhoi gola. Fituesi u vendos nga penalltitë, ku portieri i dytë i Shënkollit, Indrit Gega, priti gjuajtjen e Alivodës pas rikthimit nga gjyqtari. Fitore e merituar e kësaj skuadre, që nuk del rastësisht në finale.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania