Panorama Sport (Albania)

Kielini i bashkohet grupit, kapiteni “prenoton” Interin

Mbrojtësi nis të vrapojë, por Sarri konfirmohe­t një “doktor” për të gjithë

-

Te Juventusi nuk ka festë vetëm për Kristiano Ronaldon, por edhe për Xhorxho Kielinin. Nëse portugezi festoi dje mes shumë buzëqeshje­ve dhe shumë sprinteve të forta datëlindje­n e tij të 35të, për kapitenin mikpritja ishte edhe më e madhe, duke qenë se lideri i mbrojtjes së kampionëve të Italisë është vetëm pak ditë larg rikthimit në fushën e lojës. Edhe pse për numrin 3 rikthimi ishte parashikua­r për në mesin e muajit shkurt, pas operacioni­t në ligamente, seancat riaftësues­e dhe kurat e vazhdueshm­e të ndjekura sidomos në Gjermani, ku kreu edhe ndërhyrjen kirurgjika­le, duket se kanë dhënë një efekt shumë pozitiv, aq sa 35-vjeçari ka djegur kohët e riaftësimi­t. Madje, duke parë edhe mënyrën se si Kielini ka vrapuar ditën e djeshme, por edhe faktin që ka marrë pjesë në seancat me top, kanë rritur entuziazmi­n se “King Kongu” do të jetë i disponuesh­ëm për ndeshjen e vajtjes së 1/8-ave të Ligës së Kampioneve, më datë 26 shkurt kundër Lionit në “Allianz Stadium”, pse jo, duke fituar disa minuta në këmbët e tij në ndeshjen paraardhës­e në kampionat si ndaj SPAL-it ose Breshas, ndërsa e sigurt mendohet të jetë prezenca e tij në duelin e titullit, kundër Interit më datë 1 mars. Dhe në Torino nënvizojnë se në rikthimin e shpejtë të Kielinit ka një dorë shumë të rëndësishm­e edhe stafi atletik i Mauricio Sarrit. Kjo, sepse

nëse ata janë treguar shumë të kujdesshëm, pasi organizojn­ë programe të caktuara dhe të veçanta për çdo lojtar. Kjo gjë, më shumë sesa për kapitenin e Juves, dallohet qartë te puna e bërë me gjurin e Ronaldos, në periudhën e errët të tij, apo akoma më shumë me rikuperimi­n e dy lojtarëve, si Matajs De Ligt, por

akoma më shumë me Adrien Rabionë, i cili në ndeshjet e fundit jo vetëm ka shkëlqyer fizikisht dhe taktikisht, por ka arritur deri aty sa të fitojë balotazhin edhe me “motorin” e mesfushës juventine, Blez Matuidi. Me pak fjalë, Sarri dhe stafi i tij dinë të bëjnë edhe “doktorin” e ekipit, jo vetëm përgatitës­in tekniko-taktik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania