Panorama Sport (Albania)

Mertens-Kanselo-Gosens, merkaton e Interit vazhdon...

Drejtuesit zikaltër kanë zgjedhur 3 profile për në verë

-

Interi që po lufton me Juventusin për titullin kampion të Serisë A mban një sy të vëmendshëm edhe te merkatoja, pavarësish­t se seksioni dimëror u mbyll disa ditë më parë. Sepse një duel me armë të barabarta me kampionët në fuqi është e nevojshme që klubi zikaltër të lëvizë më përpara. Dhe siç shpjegojnë mediat italiane, Xhuzepe Marota dhe Piero Auzilio kanë përgatitur që tani listën për verën.

EMRA DHE STRATEGJI - Drejtuesit interistë do përpiqen së pari të sistemojnë situatën në sulm, ku përtej dyshes LukakuLaut­aro janë në dispozicio­n vetëm 17-vjeçari Espozito dhe Sançez, i cili ka jo pak probleme me dëmtimet. Në këtë drejtim një nga profilet që mbetet nën vëzhgim është Dris Mertens i Napolit, në skadencë kontrate këtë qershor. Zikaltrit do të përpiqen të mposhtin konkurrenc­ën dhe i kanë ofruar një kontratë 3-vjeçare prej 5 milionësh në sezon. Belgu në krahun tjetër nuk ka vendosur ende nëse do të ndryshojë skuadër apo do ta mbyllë karrierën në klubin jugor. Një tjetër emër i ndjekur është Robin Gosens i Atalantës, “xhevahiri” i fundit i prodhuar nga akademia e bergamaskë­ve. Mesfushori i krahut, një tjetër repart që do të modifikohe­t nga Interi, ka rinovuar prej pak kohësh, por përfiton shifra të përballues­hme: 1 milion euro neto në sezon pa bonuse. Për Atalantën vlen 30 milionë. Dhe është perfekt për skemën 3-5-2 të Antonio Kontes. Interi po mendon edhe rikthimin e Zhoao Kanselos. Mbrojtësi portugez, i cili pas zikaltërve kaloi nga Valencia, Juventusi dhe tani te Siti, nuk e ka bindur kurrë plotësisht Guardiolën që ka dhënë “dritën jeshile” për shitjen në fund të sezonit. Zikaltrit do e merrnin me dëshirë, edhe pse tremb vlerësimi i bërë nga Siti: 60 milionë euro. Me kontratën që i skadon në vitin 2025, gjatë sezonit ka grumbullua­r vetëm 22 prezenca me 1.555 minuta në total dhe nuk është zgjedhje e parë e trajnerit.

 ??  ?? Zhoao Kanselo me fanellën e Interit në sezonin 2017-'18
Zhoao Kanselo me fanellën e Interit në sezonin 2017-'18

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania